LAJMI I FUNDIT:

Koulibaly, dëshira e parë e Artetas te Arsenali

Koulibaly, dëshira e parë e Artetas te Arsenali

Mikel Arteta synon ta përforcojë mbrojtjen në aventurën e tij si trajner i klubit londinez dhe mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly është objektivi i  tij kryesor.

Spanjolli u zyrtarizua para disa ditësh si trajner i ri i Arsenalit duke zëvendësuar në këtë pozitë Unai Emeryn e shkarkuar.

Arteta ende nuk e ka drejtuar asnjëherë Arsenalin si trajner, por tashmë ka bërë të ditur dëshirën e tij të parë për ta transferuar në Emirates.


Fjalët e para të Artetas si trajner i Arsenalit: Nder i madh, duam t’i kthejmë trofetë
Lexo po ashtu Fjalët e para të Artetas si trajner i Arsenalit: Nder i madh, duam t’i kthejmë trofetë

Sipas mediumit britanik Daily Star, Arteta ka në shënjestër qendërmbrojtësi e Napolit, Koulibaly, si nënshkrimin e tij të parë si menaxher i Arsenalit.

“Kam dëgjuar, megjithëse nuk mund ta konfirmoj, që Arsenali gjithashtu ka bërë kontakt me Napolin përmes një pale të tretë në lidhje me Koulibalyn”.

Tri blerje në janar, kështu do të rreshtohet Arsenali me Mikel Artetan
Lexo po ashtu Tri blerje në janar, kështu do të rreshtohet Arsenali me Mikel Artetan

“Kjo vjen si pjesë e dëshirës së Mikel Arteta për të forcuar mbrojtjen e tyre”, ka thënë ,prezantuesi Ian McGarry.

Për Koulibalyn në të kaluarën kanë qenë të interesuar edhe Manchester Unitedi dhe Barcelona. /Telegrafi/