Washington Post ka publikuar së fundmi një artikull bombë në lidhje me luftën në Afganistan, e cila zgjat prej një kohe shumë të gjatë dhe ka kushtuar shumë në jetë njerëzish dhe para.
Sipas të dhënave të publikuara nga e përditshmja amerikane, zyrtarët amerikanë kanë gënjyer në mënyrë të vazhdueshme publikun në lidhje me luftën që zgjat prej 18 vitesh në Afganistan dhe kanë fshehur faktin se ajo ishte e pamundur të fitohej.
Në artikullin e gjatë të publikuar këtë të hënë, Post informon se zyrtarët më të lartë ishin në dijeni që shanset ushtarake ishin shumë të vogla, por ata zgjodhën të fshihnin realitetin dhe të jepnin lajme të zbukuruara në lidhje me të.
Dokumentet e zbuluara përfshijnë dhe intervista që zyrtarë të qeverisë kanë zhvilluar me ushtarakë të lartë, të cilat gazeta i mori falë ligjit të Lirisë së Informimit. Ato janë zhvilluar nga vitet 2014-2018 dhe përfshijnë komentet e rreth 400 personave.
Mes dokumenteve, Post ka arritur të shtjerë në dorë dhe memo nga ish sekretari i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld në vitet 2001-2006, gjatë fazës së parë të luftës, shkruan a2news.com.
Të gjitha këto të dhëna krijojnë tablonë e një ushtrie konfuze që nuk e dinte se kush ishin “djemtë e këqij”, ku fshiheshin ata apo si t’i luftonin.
Mes intervistave është dhe një transkript i vitit 2015 që i përket ish këshilltarit të SHBA për Sigurinë Kombëtare, Michael Flynn, i cili mes të tjerave ngre pyetjen “Nëse jemi duke bërë një punë të mirë, pse duket sikur po humbim?”
Personeli ushtarak gjithashtu përshkruan se si zyrtarë të lartë manipuluan të dhënat për t’u dukur sikur SHBA po e fitonte luftën, kur në fakt qindra ushtarë po vriteshin. Një nga dështimet e pretenduara për të cilën trupat ankoheshin më së shumti përfshinte dhe faktin se ata nuk e dinin pse ishin në Afganistan, për të luftuar terrorizmin apo për ta bërë këtë vend demokratik.
Inspektori i Përgjithshëm për Rindërtimin e Afganistanit, John Sopko i tha gazetës pas publikimit të këtyre fakteve se populli amerikan është gënjyer në mënyrë konstante.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëThellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Ushtria amerikane publikon videon misterioze "Ghost in the Machine" për rekrutimin e ushtarëve të njësisë speciale
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe