LAJMI I FUNDIT:

Trajneri Ben Davison: Joshua e arriti fitoren, por është “kopje e dobët e Tyson Furyt”

Trajneri Ben Davison: Joshua e arriti fitoren, por është “kopje e dobët e Tyson Furyt”

Trajneri i Tyson Fury, Ben Davison e ka etiketuar Anthony Joshua një “kopje e dobët e Furyt”, pasi fitores së tij kundër Andy Ruiz Jr të shtunën në mbrëmje.

Pas humbjes së tij shokuese në Madison Square Garden në qershor, Joshua mundi Ruiz me vendim unanim në Arabinë Saudite për të rikthyer titujt e peshave të rënda botërore në WBA, WBO, IBF dhe IBO.

Joshua adoptoi një qasje më të zgjuar duke punuar përdorur lëvizje të shpejta për të mbajtur distancën midis vetes dhe Ruizit.


Reagimi i Wilderit pas fitores së Joshuas: Kurrë nuk do të ketë meç mes nesh, unë jam i rrezikshëm dhe nuk ik nëpër ring
Lexo po ashtu Reagimi i Wilderit pas fitores së Joshuas: Kurrë nuk do të ketë meç mes nesh, unë jam i rrezikshëm dhe nuk ik nëpër ring

Plani i tij pati sukses pasi dy gjyqtarë e favorizuan me pikë 118-110, ndërsa tjetri dha një verdikt prej 119-109, të gjithë në favor të Joshua.

Joshua riktheu katër rripat pas fitores ndaj Ruizit (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Britaniku është kritikuar shumë nga Deontay Wilder për taktikat që përdori, por ndërsa Davison i ka dhënë më shumë merita 30-vjeçarit, ai ka theksuar se Joshua kurrë nuk do të jetë në gjendje të përsëris stilin e të njëjtit nivel si Fury.

“Performancë e mirë, ai shtoi një anë tjetër në lojën e tij, bëri atë që duhej të bënte, fitoi e cila ishte gjëja më e rëndësishme”, ka thënë fillimisht Davison për iFL TV.

Joshua u kritikua për strategjinë e përdorur ndaj Ruizit (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

“Kjo është pikërisht ajo që ai duhej të bënte. Ishte pothuajse, jo në një mënyrë të tmerrshme, por ishte si një “kopjet e dobët e Tyson Furyt”, apo jo?”.

Pesë kundërshtarët e mundshëm të Joshuas - Nga Wilder te Ruiz
Lexo po ashtu Pesë kundërshtarët e mundshëm të Joshuas - Nga Wilder te Ruiz

“Kjo nuk është një mënyrë e keqe sepse, siç e dini, padyshim që ai nuk mund ta bëjë atë në nivelin e Furyt, por ishte taktikë dhe ai e bëri mirë”.

“Ishte një luftë 50-50 dhe ai doli me fitore, kështu që ishte një paraqitje e mirë”, përfundoi trajneri i Furyt. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre

Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre

Premier League
Trajneri i Celta Vigos zbulon planin ‘dinak’ që ka për ta mposhtur Barcelonën

Trajneri i Celta Vigos zbulon planin ‘dinak’ që ka për ta mposhtur Barcelonën

La Liga
Barcelona e gatshme ta sakrifikojë yllin e skuadrës për t’i hapur rrugë transferimit të Tah

Barcelona e gatshme ta sakrifikojë yllin e skuadrës për t’i hapur rrugë transferimit të Tah

La Liga
Kalo në kategori