LAJMI I FUNDIT:

Pesë kundërshtarët e mundshëm të Joshuas – Nga Wilder te Ruiz

Pesë kundërshtarët e mundshëm të Joshuas – Nga Wilder te Ruiz
Anthony Joshua (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Mediumi i njohur britanik The Sun ka publikuar një listë me pesë kundërshtarët e ardhshëm të mundshëm të Anthony Joshuas pas fitores ndaj Andy Ruiz Jr.

Britaniku ishte kampion i unifikuar i peshave të rënda në kategoritë: WBA, WBO, IBF dhe IBO, por u mposht në qershor nga Andy Ruiz dhe humbi titujt.


Megjithatë, Joshua ka arritur t’i kthej titujt dje (e shtunë) në revanshin e zhvilluar në Diriyah Arena të Arabisë Suadite.

Fjalët e para të Joshuas pas triumfit ndaj Ruizit
Lexo po ashtu Fjalët e para të Joshuas pas triumfit ndaj Ruizit

Pas fitores, meksikano-amerikani Ruiz kërkoi revanshin ndaj Joshuas, ndërsa ithtarët e boksit duan një super-meç ndaj Deontay Wilder ose Fyson Furyt.

Mediumi i njohur The Sun ka përpiluar një listë me pesë kundërshtarët e mundshëm të britanikut, ndërsa Telegrafi ua sjell më poshtë:

Joshua me rripat e tij (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Oleksandr Usyk

AJ riktheu rripat e tij në katër kategori, por WBO njoftoi menjëherë se britaniku do të mandatohet të përballet me Usyk ose të përballet me largimin e rripit.

Presidenti i WBO, Francisco Varcarcel i ka dhënë Joshuas 180 ditë kohë për të negociuar një marrëveshje me Usyk me afatin përfundimtar 4 qershor.

Usyk nënshkroi me promovuesin e Joshuas, Eddie Hearn vitin e kaluar, që do të thotë se super-lufta lehtë mund të bëhet dhe ajo që do të kishte pasoja nëse nuk ndodh.

Kubrat Pulev

Në një skenar gati identik, IBF e ka quajtur Pulevin si kundërshtar të detyrueshëm për rripin e Joshuas.

Bullgari – i cili u tërhoq nga lufta me AJ në vitin 2017 – u bë sfiduesi numër 1 vitin e kaluar pasi rrahu Hughie Furyn.

Tri lufta më vonë, dhe pasi ishte pezulluar pasi puthi një reportere femër, Pulev tani ka pretenduar se do të jetë përsëri kundërshtar për Joshuan.

Kampioni i unifikuar mund të detyrohet të zgjedhë një super-luftë me Usyk, ose potencialisht mbrojtje më të lehtë ndaj 38-vjeçarit të tij të detyrueshëm, Pulev.

Deontay Wilder

Deontay Wilder (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Para se Joshua të debutonte në SHBA në New York, ai kaloi një vit duke u grindur rreth një meçi me kampionin e WBC-së, Wilder.

Por, pasi i rimori tre rripat e tij ndaj Ruiz, londinezi mund të shikojë sërish tek “Bombarduesi i Bronztë” një meç si përpjekje që të ketë të gjithë rripat për vete në rast të një fitore.

Pavarësisht se dy kundërshtar të ardhshëm janë rreshtuar nga IBF dhe ËBO, organet drejtuese do t’i jepnin Joshuas mundësi nëse dëshiron një unifikim titujsh në përballje me Wilderin.

Wilder, megjithatë, është vendosur të rikthejë meçin me rivalin vendas të Joshuas, Tyson Fury në shkurt – një luftë që mund të ndryshojë situatën.

Tyson Fury

Tyson Fury (Foto: Steve Marcus/Getty Images/Guliver)

Pavarësisht se nuk posedon aktualisht një version të titullit botëror, një fitore për Furyn kundër Wilderit vitin e ardhshëm mund të hapë rrugën për një luftë ‘britanike’.

Rripat e WBA, IBF dhe WBO të fituar nga Joshua kundër Ruizit, janë tre titujt që ‘Gyspy King’ do të mund t’i përvetësonte.

Përplasja në personalitete apo stile midis boksierëve më të mëdhenj britanik bën që të shfaqet një meç emocionues dhe të dy thuhet se janë të etur për të rënë dakord përfundimisht për një përballje.

Andy Ruiz Jr

Andy Ruiz – Anthony Joshua (Foto:Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Para se Joshua të hakmerrej për humbjen e tij kundër Ruizit, ai në të vërtetë i premtoi meksiko-amerikanit një meç të tretë.

Dhe pasi dorëzoi fitoi rripat e unifikuar në Arabinë Saudite , Joshua menjëherë i tha se do t’i ofrojë ‘trilogjinë’.

Britaniku ka të ngjarë të përfundojë rivalitetin me një fitore vendimtare ndaj Ruiz, por fitore me pikë mund t’i lënë fansat duke kërkuar një armik të ri më të fortë për Joshuan.

/Telegrafi/