LAJMI I FUNDIT:

Reagimi i Wilderit pas fitores së Joshuas: Kurrë nuk do të ketë meç mes nesh, unë jam i rrezikshëm dhe nuk ik nëpër ring

Reagimi i Wilderit pas fitores së Joshuas: Kurrë nuk do të ketë meç mes nesh, unë jam i rrezikshëm dhe nuk ik nëpër ring

Deontay Wilder ka përjashtuar një luftë për unifikimin e titujve me Anthony Joshua, duke thënë se meçi nuk do të ndodhë kurrë, ndërsa akuzoi britanikun se di vetëm të ikë në ring.

Joshua rimori përsëri rripat e tij në WBA, WBO, IBO dhe IBF me vendim unanim kundër Andy Ruiz Jr në Arabinë Saudite mbrëmë (e shtunë).


Pasi u bë kampion dy herë në pesha të rënda, Joshua tha se ai tani dëshiron një luftë unifikimi me mbajtësin e rripit të WBC-së, Wilder.

Fjalët e para të Joshuas pas triumfit ndaj Ruizit
Lexo po ashtu Fjalët e para të Joshuas pas triumfit ndaj Ruizit

Por, Wilder si duket ka përjashtuar një luftë unifikimi të titujve ndaj Joshua, ndërsa nuk ka hezituar ta thumboj për fitoren ndaj Ruizit.

“Unë nuk mendoj se do të shohim ndonjëherë një luftë unifikimi të titujve”, ka thënë fillimisht Wilder për Athletic.

Deontay Wilder (Foto: Steve Marcus/Getty Images/Guliver)

“Ne kurrë nuk do ta shohim atë meç dhe nuk dua që njerëzit të mbajnë shpresa sepse nuk do të ndodhë kurrë”.

“Ata nuk mund të thoshin asgjë në lidhje me luftën kundër meje. Ata nuk mund të përmendnin emrin tim. Ata vetëm silleshin rreth meje”.

Pesë kundërshtarët e mundshëm të Joshuas - Nga Wilder te Ruiz
Lexo po ashtu Pesë kundërshtarët e mundshëm të Joshuas - Nga Wilder te Ruiz

“Jam shumë i rrezikshëm. Ju e keni parë atë që unë bëj në ring. Unë nuk iku rreth e rreth ringut”.

“Ata e dinë se Ruiz mund ta mposhte Joshuan, imagjinoni. Prandaj qëndruan larg meje”, përfundoi amerikani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

La Liga
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Kalo në kategori