LAJMI I FUNDIT:

“Më shumë se një ndeshje futbolli”, mediumi britanik me reportazh emocionues për sfidën Kosovë – Angli

“Më shumë se një ndeshje futbolli”, mediumi britanik me reportazh emocionues për sfidën Kosovë – Angli

Sfida e 17 nëntorit Kosovë – Angli 0-4 dhe atmosfera entuziaste e krijuar në Prishtinë prej ditësh me radhë u bënë fokus i reportazhit të medias së njohur britanike të futbollit “COPA 90“.

Në një video me kohëzgjatje gati 8 minutash, përshkruhet konflikti i armatosur midis UÇK-së dhe ushtrisë së ish-Federatës Jugosllave në vitet 1998-1999, ngritja ekonomike e vendit pas luftës dhe mbi të gjitha, mënyrën se si futbolli në Kosovë arriti të bënte të njohur vendin në mbarë kontinenti evropian.


Në këtë reportazh, tregohet se si lufta e përgjakshme nuk arriti ta vriste dëshirën për të luajtur futboll, ndërsa më tej tregohet se si Kosova arriti të krijojë identitetin e saj në arenën ndërkombëtare nëpërmjet rezultateve historike me përfaqësuesen ‘’Dardane’’.

Image result for kosovo vs england

Kujtojmë që takimi Kosovë-Angli 0-4, i luajtur në 17 nëntor në stadiumin ‘’Fadil Vokrri’’ tërhoqi vëmendjen e mediave evropiane për përjetimin jo thjesht sportiv, por dhe për mikpritjen dhe kulturën e qytetarëve të Kosovës, të cilët japin një mbështetje të pakontestueshme Anglisë, njëri prej vendeve që u angazhua në bombardimin e Serbisë dhe çlirimin e Kosovës.

Më poshtë mund të ndiqi reportazhin e plotë të ‘’COPA 90’’ për sfidën Kosovë-Angli 0-4. /Panorama/

Në trend Sport

Më shumë
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Ligue 1
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori