LAJMI I FUNDIT:

Shtatzënat mund të stërvitin intensivisht edhe në tremujorin e tretë?

Shtatzënat mund të stërvitin intensivisht edhe në tremujorin e tretë?

Ushtrimi gjatë shtatzënisë shumicën e shtatzënave i frikëson, mirëpo hulumtimi i ri ka treguar që madje edhe në tremujorin e tretë mund të ushtrojnë intensivisht

Është e njohur që ushtrimet trupore të kujdesshme dhe të lehta gjatë shtatzënisë mund të kenë ndikim të madh pozitiv te shtatzënat, shëndeti dhe lindja e lehtë, transmeton Telegrafi.


Mirëpo, ka pasur konflikte rreth asaj që a duhet të ushtrojnë femrat në fazën e fundit të shtatzënisë.

Hulumtimi të cilin e transmeton The Conversation tregon që ushtrimi intensiv mund të jetë krejtësisht i sigurt për shtatzënat dhe bebet e tyre, madje edhe në tremujorin e tretë.

Janë analizuar 15 studime të cilat gjithsej kanë përfshirë më shumë se 32 mijë femra. Në asnjë hulumtim nuk është treguar rrezik i shtuar kur flasim për treningët intensivë.

Aq më parë, shtatzënat të cilat në fillim kanë pasur mbipeshë trupore, kanë zvogëluar grumbullimin shtesë të kilogramëve, mirëpo ato të cilat tashmë kanë peshë të shëndetshme nuk kanë ndier pasoja negative.

Studimet gjithashtu kanë treguar që ushtrimet janë të lidhura me më pak shanse nga lindja e hershme.

Çfarë bën pjesë në përgjithësi në ushtrimin intensiv?

Me atë rast mendohet në xhoging, trening rrethor dhe në treningë interval në biçikletë.

Do t’ju ishte e vështirë ta flisnit, mirëpo akoma të jeni të aftë të përfundoni fjalinë. Mirëpo, para se të filloni të vraponi, gjithsesi konsultohuni me mjekun tuaj. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Një zonjë misterioze vodhi vëmendjen në Met Gala, njerëzit thonë se ishte e veshur më së miri

Një zonjë misterioze vodhi vëmendjen në Met Gala, njerëzit thonë se ishte e veshur më së miri

Femra
Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Moda
J.Lo tejkalon çdo pritshmëri! Për fustanin e saj të tejdukshëm u deshën 2.5 milionë rruaza dhe 800 orë punë

J.Lo tejkalon çdo pritshmëri! Për fustanin e saj të tejdukshëm u deshën 2.5 milionë rruaza dhe 800 orë punë

Moda
Katër shenja të qarta që tregojnë se duhet t'i jepni fund një lidhjeje dashurie, sipas një psikologu

Katër shenja të qarta që tregojnë se duhet t'i jepni fund një lidhjeje dashurie, sipas një psikologu

Në çift
Çfarë duan meshkujt në shtrat?

Çfarë duan meshkujt në shtrat?

Në çift
Gjakrrjedhja pas lindjes ose lohijet

Gjakrrjedhja pas lindjes ose lohijet

Këshilla dhe arsye
Kalo në kategori