Lohijet janë rrjedhjet nga vagina të cilat përmbajnë gjak, koagula gjaku dhe mbetje indesh nga brendia e mitrës. Fjala lohije rrjedha nga fjala greke lochia që do të thotë “e lidhur me lindjen”.
Dr. Memli Morina, mr. sci
gjinekolog – obstetër
tel. 045 725 725
Është normale që pas lindjes tek secila grua të ketë rrjedhje nga mitra. Lohijet paraqiten pa marrë parasysh se a është kryer lindja me rrugë vaginale apo me prerje cezariane. Gjakrrjedhja mund të zgjasë te ndonjë grua një ose dy javë e te ndonjë tjetër edhe gjashtë javë.
Kjo gjakrrjedhje është vetëpastrim i mitrës dhe ndërpritet atëherë kur mitra kthehet në pozicionin që ka pasur përpara shtatzënisë.
Është krejtësisht normale që në ditët e para pas lindjes të dalin edhe koagula gjaku. Pra, nuk duhet të shqetësoheni për këtë gjë, sepse ato janë produkte të vogla të koncepcionit të cilat dalin me gjakrrjedhje. Gjaku mund të rrjedhë pandërprerë, por mund të del edhe si vrushkull kohë pas kohe.
Duhet ta keni parasysh se gjatë shtatzënisë sasia e gjakut në organizmin tuaj është rritur për 50%, kështu që organizmi juaj është i përgatitur për këtë gjakrrjedhje. Rreth gjysmë ore pas lindjes së bebes, placenta shkolitet nga mitra, por në vendin ku placenta ka qenë e ngjitur në mitër mbesin të hapura enët e gjakut të cilat vazhdojnë të gjakrrjedhjin.
Pasi që del placenta, mitra tkurret dhe kjo tkurrje e mitrës i mbyll këto enë të gjakut duke e zvogëluar sasinë e gjakut që del nga mitra. Nëse keni pasur epiziotomi ose çarje të perineumit, atëherë gjaku mund të rrjedhë edhe nga këto vende. Për këtë arsye menjëherë pas lindjes bëhet qepja e këtyre prerjeve ose çarjeve.
Për ta zvogëluar sasinë e gjakut që humbet pas lindjes, rekomandohet që menjëherë pas lindjes t’ju jepen 10 njësi oksitocinë në muskul. Përveç oksitocinës, sasia e gjakut që rrjedhë do të jetë akoma më e vogël nëse ju e mbani beben në gji, sepse gjatë gjidhënies organizmi juaj prodhon po këtë hormon (pra oksitocinën) i cili e nxjerr qumështin nga gjiri, por edhe e tkurrë mitrën (për këtë arsye ju keni ngërqe të barkut kur e ushqeni beben me gji!).
Ndonjëherë, kjo rrjedhje e gjakut është shumë e madhe dhe kjo gjendje quhet hemorragji postpartale.
Në javët e para pas lindjes nuk rekomandohet që të vendosni tampon, sepse në këtë mënyrë mund të favorizohet shfaqja e infeksionit për shkak të bllokimit të drenimit të mbetjeve indore të cilat dalin me gjakrrjedhje.
Në ditët e para gjakrrjedhja është me e shumtë dhe me ngjyrë të kuqe të çeltë, kurse me kalimin e ditëve ngjyra bëhet më e errtë dhe më vonë sekreti merr ngjyrë të verdhë derisa ndërpritet përfundimisht.
Pas lindjes rekomandohet që të mbani higjienën normale personale, që do të thotë të bëni dush së paku një herë në ditë me ujë të vakët, por mos përdorni shampon ose sapun të fortë.
Nëse keni pasur prerje (epiziotomi) ose çarje në perineum dhe është dashur që të qepet perineumi, atëherë përpiquni që perineumin ta mbani sa më terur dhe të mbani të brendshme pambuku të ziera e të hekurosura.
Pas lindjes fshikëza urinare është më pak e ndjeshme dhe ju mund të mos ndjeni nevojën për të urinuar edhe nëse ajo është e mbushur plot. Prandaj, rekomandohet që të shkoni për të urinuar më shpesh edhe nëse nuk ndjeni nevojën për të urinuar.
Nëse fshikëza e urinës është e mbushur plot, atëherë favorizohet shfaqja e infeksionit, por fshikëza e mbushur e pengon tkurrjen e mitrës duke e favorizuar gjakrrjedhjen nga mitra.
Kur duhet të bëheni merak sa i përket gjakrrjedhjes pas lindjes?
• Nëse gjakrrjedhja ju është ndalur, por paraqitet sërish patjetër që duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Ndonjëherë brenda në mitër mund të mbetet një copë e placentës e cila nuk ka dalë me gjakrrjedhje. Mos u bëni merak nëse për këtë gjë, sepse ka barna të cilat e tkurrin mitrën dhe e mundësojnë nxjerrjen e mbetjeve të placentës; shumë rrallë mund të ketë nevojë që këto mbetje të nxirren me instrumente – kjo procedurë quhet kiretazhë.
• Nëse gjakrrjedhja vazhdon edhe më gjatë se gjashtë javë është mirë që të konsultoheni me mjekun.
• Nëse ju duket se lohijet mbajnë erë të rëndë dhe nëse keni ethe dhe temperaturë duhet patjetër që të konsultoheni me mjekun.
• Nëse nuk e ndjeni veten mirë, nëse keni marramendje, kokëdhimbje ose rrahje të shpejta të zemrës.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Instruktorja e notit paralajmëron prindërit: Mos blini kurrë rroba banje për fëmijë në këtë ngjyrë

Tri gjërat që asnjëherë nuk duhet t’ia kërkoni burrit

Çfarë do të thotë nëse shfaqet një linjë e zezë në barkun e shtatzënës

Mosha e fëmijëve që është më stresuese për prindërit

Kombinim 2 në 1: Mënyra të shkëlqyera për të stiluar kominoshet

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

AutoMita shpk

Shield Recruitment & HR SHPK

Telegrafi

Tregu.Biz

Scopic Software

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas
Më të lexuarat

Rama në BBC: SHBA dhe BE kanë të drejtë, Kurti jo

Babai i Kvaratskhelia zbulon klubin që Khvicha ëndërron të luajë

"Lojtarët që kryejnë marrëdhënie seksuale katër herë në muaj nuk mund të luajnë për mua" - Simeone me mendim që ka befasuar shumëkënd

Kurti: Me Escobarin dhe Lajçakun do të flasim për mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të parakohshme në veri

Rita Ora dhe Taika Waititi shkëlqejnë në një fotosesion për Vogue Australia - zbulojnë detaje rreth romancës dhe martesës së tyre

Cristiano Ronaldo zbulon ndryshimin kryesor me të cilin duhej të mësohej në Arabinë Saudite