LAJMI I FUNDIT:

Kurti i ashpër për “Mini Shengenin”: Nuk po e kuptoj pse kjo nguti, Shqipëria ka mundur të pres edhe pak javë

Kurti i ashpër për “Mini Shengenin”: Nuk po e kuptoj pse kjo nguti, Shqipëria ka mundur të pres edhe pak javë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se “Mini Shengeni” ballkanik nuk nis me Serbinë, por me Kosovën e Shqipërinë.

Ai ka thënë se takimi në mes të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, presidentit serb, Aleksandar Vuçiqi dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut,  Zoran Zaevit në Novi Sad dhe në Ohër ishin gabim në hapa.

“Një lloj vrapi në Novi Sad dhe në Shkup është gabim në hapa. Nuk nis me Serbinë kjo punë, nis Kosovë- Shqipëri, vazhdon Kroaci-Bullgari, vazhdon Sarajevë zyrtare, Podgoricë zyrtare, Shkupi zyrtarë e Beogradi në fund. Sepse i tillë çfarë është ai i pa penduar për luftërat dhe krimet e shkaktuara, në flirtim te vazhdueshëm me Moskën e Putinit, nuk mund të ketë prioritet. Rrjedhimisht mendoj që edhe mbledhja e Novi Sadit dhe mbledhja në Ohër, ishin gabim në hapa”, ka deklaruar Kurti pas Festivalit Multikulturor të Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve transmeton Telegrafi.


https://www.facebook.com/telegraficom/videos/3590365594314584/

Kurti ka thënë se nuk e kupton nxitimin që po bëhet për “Mini shengenin” ballkanik, dhe se Shqipëria ka mundur të pres të formohet Qeveria e re e Kosovës.

“Tash Shqipëria zyrtare u ankua se nuk ka pasur Qeveri të denjë në Kosovë për bashkëpunim çfarë ajo ka dashur e ka qenë i nevojshëm për të gjithë neve. Meqenëse ka pritur Shqipëria zyrtare për një Qeveri të denjë e të re shumë vite, ka mundur të pres edhe pak javë që të formohet kjo Qeveri e të bashkëpunojmë siç duam të gjithë ne. Unë nuk kuptoj pse kjo nguti, pse ky nxitim në Novi Sad, në Ohër e nesër në Durrës kur jemi në prag të formimit të Qeverisë së Kosovës. Pra nëse kanë pritur shumë vite është dashtë të presin edhe pak javë”, ka pohuar ai.

Ndryshe, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ditë më parë ka kritikuar liderin e LVV-së, Albin Kurtin për qëndrimet e tij për “Mini shengenin” ballkanik.

Rama ka thënë se pret nga Kurti si kryeministri i ardhshëm i Kosovës,   që të shikojë dosjen e bashkimit doganor Shqipëri-Kosovë dhe se përse asnjëherë nuk u bë realitet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur kamioni devijon rrugën dhe përplaset me disa vetura në Veternik

Momenti kur kamioni devijon rrugën dhe përplaset me disa vetura në Veternik

Kronika e Zezë
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar

Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar

Kronika e Zezë
Emisari amerikan Kasanof bën thirrje për partneritet më efektiv me Kosovën

Emisari amerikan Kasanof bën thirrje për partneritet më efektiv me Kosovën

Lajme
Aksident i rëndë në Veternik flasin nga Emergjenca e QKUK-së: Tetë persona janë duke u trajtuar

Aksident i rëndë në Veternik flasin nga Emergjenca e QKUK-së: Tetë persona janë duke u trajtuar

Lajme
Uka: Nëse vërtetohen përgjimet, i bie që është cenuar siguria kombëtare

Uka: Nëse vërtetohen përgjimet, i bie që është cenuar siguria kombëtare

Lajme
11 persona lëndohen në një aksident në Veternik, përfshihen 11 vetura dhe një kamion

11 persona lëndohen në një aksident në Veternik, përfshihen 11 vetura dhe një kamion

Kronika e Zezë
Kalo në kategori