LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria një hap më pranë BE-së, më 15 tetor nis negociatat për kapitujt e parë

Shqipëria një hap më pranë BE-së, më 15 tetor nis negociatat për kapitujt e parë

Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm miratoi sot (11 tetor) Qëndrimin e Përbashkët të BE-së, duke hapur grupin e parë të negociatave për Shqipërinë në përpjekjen e saj për t’u anëtarësuar në BE.

Bisedimet mbi të ashtuquajturat kapitujt themelorë do të zhvillohen në Luksemburg më 15 tetor nën kujdesin e presidencës hungareze të BE.

Shqipëria do të jetë e para ndër vendet kandidate që do të hapë negociatat e anëtarësimit sipas metodologjisë së rishikuar të zgjerimit. Grupi i parë i kapitujve mbulon reformat themelore, duke i hapur rrugën fillimit të negociatave për grupe të tjera.


Progresi në këto reforma do të përcaktojë gjithashtu ritmin e përgjithshëm të negociatave.

Përpara vendimit të sotëm, kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ai hungarez Viktor Orban u takuan në Budapest më 11 tetor 2024. Rama pritet të bashkë-drejtojë konferencën e ardhshme.

Krahas diskutimit të negociatave të anëtarësimit, të dy kryeministrat ranë dakord të vazhdojnë forcimin e bashkëpunimit dypalësh.

Konferenca e parë ndërqeveritare BE-Shqipëri do të mbahet javën e ardhshme

Konferenca e parë ndërqeveritare BE-Shqipëri do të zhvillohet në Luksemburg të martën e ardhshme.

Grupkapitulli i parë është një ndër më të rëndësishmit, pasi prek fusha thelbësore, siç janë drejtësia e gjyqësori. Grupkapitulli i parë, ose siç quhet ndryshe ‘baza’, përfshin në total 7 kapituj si më poshtë:

-Funksionimi i institucioneve demokratike

-Reforma e administratës publike

-Kapitulli 23 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore

-Kapitulli 24 – Drejtësia, liria dhe siguria

-Kriteret ekonomike

-Kapitulli 5 – Prokurimi publik

-Kapitulli 18 – Statistikat

-Kapitulli 32 – Kontrolli financiar

Pas prezantimit të metodologjisë së rishikuar për negociatat e anëtarësimit në vitin 2020, kapitujt negociues ndahen në gjashtë grupime tematike: Bazat; Tregu i brendshëm; Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse; Axhenda e gjelbër dhe lidhje e qëndrueshme; Burimet, bujqësia dhe kohezioni; dhe marrëdhëniet e jashtme. Negociatat për grupin Bazat hapen së pari dhe mbyllen së fundi. Progresi në këtë grup do të përcaktojë ritmin e përgjithshëm të negociatave./RTSH

Në trend Lajme

Më shumë
Vdekja tragjike e zyrtarit të FSK-së, Prokuroria e Prishtinës: Dyshohet se viktima ka rënë nga kati i 11-të i ndërtesës

Vdekja tragjike e zyrtarit të FSK-së, Prokuroria e Prishtinës: Dyshohet se viktima ka rënë nga kati i 11-të i ndërtesës

Lajme
Gazmend Muhaxheri i falë personat që e sulmuan, ndërmjetësues u bë Xhavit Haliti

Gazmend Muhaxheri i falë personat që e sulmuan, ndërmjetësues u bë Xhavit Haliti

Lajme
Haradinaj: S’kam dashni të madhe ndaj PDK-së e LDK-së, por duhet ta heqim Kurtin nga pushteti

Haradinaj: S’kam dashni të madhe ndaj PDK-së e LDK-së, por duhet ta heqim Kurtin nga pushteti

Politikë
“Nuk kam qenë e dashura e tij, më përndiqte” – rrëfehet gruaja e plagosur në Korçë

“Nuk kam qenë e dashura e tij, më përndiqte” – rrëfehet gruaja e plagosur në Korçë

Lajme
Përkujtohen 14 ushtarët britanikë që humbën jetën në Kosovë, përcillen mesazhe për paqe

Përkujtohen 14 ushtarët britanikë që humbën jetën në Kosovë, përcillen mesazhe për paqe

Lajme
Dështimi i konkurseve për gjyqtarë e prokurorë serbë, kërkohet zgjidhje politike

Dështimi i konkurseve për gjyqtarë e prokurorë serbë, kërkohet zgjidhje politike

Drejtësi
Kalo në kategori