LAJMI I FUNDIT:

Instagram me opsionin e ri që ka ngjashmëri të madhe me TikTok

Instagram me opsionin e ri që ka ngjashmëri të madhe me TikTok

Tashmë nuk është sekret, se kur Facebook nuk mund ta blejë ndonjë aplikacion të popullarizuar, e krijon të vetin.

Fillimisht, krijoi mundësitë e ngjashme me ato që i ofron Snapchat, derisa TikTok është shënjestra e rradhës, transmeton Telegrafi.

Në përpjekje që të rrëmbejë kurorën e platformës më të përhapur virale, Instagram do ta shtojë edhe një mundësi të quajtur Reels.


Ky instrument, iu mundëson shfrytëzuesve që të krijojnë një video deri në 15 sekonda, me muzikë në sfond dhe me të gjitha, që ngarkohet më pas në Storie.

Lajmi për këtë mundësi të re, vjen vetëm një muaj pasi drejtori ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg paralajmëroi se do të bëjë censurë ndaj këtij rrjeti social kinez.

Të interesuarit për këtë opsion, vetëm mund të rrëshqasin në të djathtë dhe Reels, do ta gjejnë mes Boomerang dhe Super-Zoom.

Pamjet mund të realizohen ne qetësi, apo të zgjidhen disa nga meloditë në dispozicion, para se të ndahen me miqtë. /Telegrafi/