LAJMI I FUNDIT:

Murphy: Van Dijk e meriton Topin e Artë para Messit

Murphy: Van Dijk e meriton Topin e Artë para Messit

Danny Murphy ka thënë se Virgil van Dijk e meriton Topin e Artë para Lionel Messit.

Javë më parë, France Football ka publikuar listën e 30 lojtarëve për ta fituar çmimin e madh individual, derisa në listën e ngushtë janë mbrojtësi holandez, argjentinasi dhe Cristiano Ronaldo.


Por, ish-mesfushori i Liverpoolit ka deklaruar se Van Dijke meriton Topin e Artë shkaku i triumfit në Ligën e Kampionëve dhe lojës së tij në Ligën Premier.

Image result for danny murphy

“Për mua, fituesi është Virgil van Dik”, ka thënë Murphy për talkSport.

“Besoj që shkaku i ndikimit që ka pasur me lojën e tij te Liverpooli, duhet ta fitojë çmimin”.

“Kemi disa fakte për të: Cilësitë si lider të tij janë rritur, veçanërisht në katërshen e mbrojtjes, është fenomenale”.

Topi i Artë: Publikohet lista e 30 lojtarëve të nominuar, nuk mungojnë befasitë
Lexo po ashtu Topi i Artë: Publikohet lista e 30 lojtarëve të nominuar, nuk mungojnë befasitë

“Ta shikojmë ndikimin që ka pasur në Liverpool dhe kualitetet e tij, atëherë nuk ka dyshime se ai e meriton ta fitojë Topin e Artë”, ka shtuar më tej ish-anëtari i The Reds.

Por, statistikat e Messi po ashtu ishin mjaftë të mira dhe do të jetë një garë e ngushtë mes të dy lojtarëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Kalo në kategori