LAJMI I FUNDIT:

Kamçev kërkon që t’i jepet pasaportë e përkohshme

Kamçev kërkon që t’i jepet pasaportë e përkohshme

I dyshuari i parë në rastin “Perandoria”, biznesmeni Orce Kamçev, përsëri kërkoi një pasaportë të përkohshme, informon “Kanal5”.

Ai e paraqiti këtë kërkesë në Gjykatën Penale të Shkupit ditën e premte, por prokuroria do të duhej të jepte mendimin e saj, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Përveç Kamçevit, pasaportë të përkohshme ka kërkuar edhe Cvetan Pandelovski i cili po ashtu është i dyshuar në rastin.

Nga Gjykata Penale thonë se nëse ka ndonjë vendim do të informojnë opinioni.

Informacionin e konfirmojnë edhe nga Prokuroria.

“Prokurori publik kompetent që merret me rastin ka marrë një letër nga gjykata duke përcjellë mocionin – për të dhënë lejen për lëshimin e një dokumenti të ri të udhëtimit me kohë të caktuar. Prokurori po shqyrton kërkesën”, thonë nga Prokuroria./Telegrafi/