LAJMI I FUNDIT:

Trump kërkon Italinë jashtë Bashkimit Evropian

Trump kërkon Italinë jashtë Bashkimit Evropian

Mediat italiane thonë se presidenti amerikan Donald Trump gjatë bisedës me njërin prej liderëve të fushatës së Brexiti-it, Nigel Farage në kuadrin e një programi radiofonik, ka thënë se “Edhe Italia do të ishte më mirë jashtë Bashkimit Evropian”.

Duke komentuar shtyrjen e fundit të divorcit të Londrës nga Brukseli, shefi i shtëpisë së bardhë tha se Britania ende po mbahet peng nga BE-ja.


Edhe vende të tjera, ka shtuar ai, do të ishin më mirë pa bllokun europian. Një ndërhyrje kjo që sipas shtypit Italian, vjen në një moment kur politika italiane është sakaq mjaft e ngarkuar, e që me vështirësi arriti ta fashiste vrullin antievropian përmes qeverisë së re Conte, e cila ndihmoi që Roma të ripozicionohej sërish qartë në kampin e BE-së.

Në Britani ndërkohë, temë ditë janë zgjedhjet e 12 dhjetorit, të thirrura nga kryeministri Boris Johnson me mbështetjen e liderit opozitar Jeremy Corbyn, pas vendimit të Bashkimit Evropian për ta shtyrë datën e finalizimit të Brexitit më 31 janar.

Johnson deklaroi se publiku duhet “të zgjedhë” për të ardhmen e Brexit-it.

Vendimi për largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga blloku evropian erdhi pasi 52 për qind e votuesve votuan për shkëputje në referendumin e 2016-ës, krahasuar me 48 për qind që e kundërshtuan këtë lëvizje. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Azia
Nuk i hapet rrota e përparme, Boeing mezi aterroi në aeroportin e Stambollit

Nuk i hapet rrota e përparme, Boeing mezi aterroi në aeroportin e Stambollit

Turqia
Një i pastrehë hyri në një apartament, pasi mori gjësende me vlerë rreth 4000 euro vendosi të bënte një sy gjumë: Kur hapi sytë, po e priste një ‘befasi’

Një i pastrehë hyri në një apartament, pasi mori gjësende me vlerë rreth 4000 euro vendosi të bënte një sy gjumë: Kur hapi sytë, po e priste një ‘befasi’

Evropa
Kandidati për president amerikan thotë se krimbi hyri në trurin tim dhe hëngri një pjesë të tij

Kandidati për president amerikan thotë se krimbi hyri në trurin tim dhe hëngri një pjesë të tij

Amerika
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Izraeli vret komandantin e forcave detare të Hamasit

Izraeli vret komandantin e forcave detare të Hamasit

Azia
Kalo në kategori