LAJMI I FUNDIT:

Kandidati për president amerikan thotë se krimbi hyri në trurin tim dhe hëngri një pjesë të tij

Kandidati për president amerikan thotë se krimbi hyri në trurin tim dhe hëngri një pjesë të tij

Kandidati i pavarur për president amerikan, Robert F. Kennedy Jr. kishte një parazit në tru më shumë se një dekadë më parë, por që atëherë është shëruar.

“Kennedy udhëtoi disa herë në Afrikë, Amerikën e Jugut dhe Azi si një aktivist mjedisor dhe në një nga ato vende ai mori parazitin”, tha zëdhënësja e fushatës së tij, Stefanie Spear.


“Problemi është zgjidhur më shumë se dhjetë vjet më parë dhe ai është në gjendje të mirë fizike dhe mendore”, shtoi ajo, raporton cnn.

The Times raportoi se Kennedyt, mjeku ia konfirmoi një anomali pas skanimit të trurit “të shkaktuar nga një krimb që hyri në të, ia hëngri një pjesë dhe më pas vdiq”.

The Times e mori këtë informacion falë dokumenteve nga rasti i shkurorëzimit mes Kennedyt dhe gruas së tij të dytë, Mary Richardson Kennedy. Me këto të dhëna, kandidati për president u përpoq të provonte se aftësia për të fituar para ishte zvogëluar për shkak të problemeve njohëse.

Mary Richardson Kennedy vrau veten në vitin 2021, ndërsa ajo dhe Kennedy po luftonin për kujdestarinë e katër fëmijëve të tyre.

Kennedy, nipi i ish-presidentit amerikan John F. Kennedy, do të përballet me kandidatin republikan Donald Trump dhe kandidatin demokrat, presidentin aktual, Joe Biden, në zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Sondazhet tregojnë se ai mund të marrë tetë për qind të votave. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dodik me një çmenduri të re: Në Srebrenicë nuk u vra askush, do t’ia ndryshojmë emrin qytetit

Dodik me një çmenduri të re: Në Srebrenicë nuk u vra askush, do t’ia ndryshojmë emrin qytetit

Bosnja
Gruaja nga Çikago bleu një shtëpi për 1 euro në Itali - tregon se si e transformoi atë

Gruaja nga Çikago bleu një shtëpi për 1 euro në Itali - tregon se si e transformoi atë

Botë
Qeveria e Sllovenisë njeh shtetin palestinez, e dërgon për miratim në parlament

Qeveria e Sllovenisë njeh shtetin palestinez, e dërgon për miratim në parlament

Botë
Humb jetën një burrë në aeroportin e Amsterdamit, bie në motorin e aeroplanit

Humb jetën një burrë në aeroportin e Amsterdamit, bie në motorin e aeroplanit

Evropa
Pamje nga beteja e ashpër për qytetin Vovchansk në rajonin e Kharkivit

Pamje nga beteja e ashpër për qytetin Vovchansk në rajonin e Kharkivit

Evropa
Si erdhi dhe çfarë do të thotë slogani viral ‘All eyes on Rafah’? Ai është përdorur 47 milionë herë në Instagram deri më tani

Si erdhi dhe çfarë do të thotë slogani viral ‘All eyes on Rafah’? Ai është përdorur 47 milionë herë në Instagram deri më tani

Botë
Kalo në kategori