LAJMI I FUNDIT:

Der Spiegel fajëson Shqipërinë për mos hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut

Der Spiegel fajëson Shqipërinë për mos hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut

Revista më e madhe në Evropë, gjermania Der Spiegel shkruan se vetoja e Francës ka bllokuar nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Der Spiegel thekson se që tani drejtuesit e lartë në Bashkimin Evropian kanë nisur të flasin për një gabim historik, pasi ky refuzim mund të pasohet me një destabilitet në Ballkanin Perëndimor.


Teksa vlerëson me nota pozitive ecurinë që ka bërë Maqedonia e Veriut, revista ndaj një tjetër qëndrim për ecurinë e Shqipërisë, ku thotë se ecuria e reformave ka ngecur, përcjell Telegrafi.

Macron: Shumica e vendeve ishin kundër Shqipërisë, hapja e negociatave vetëm për Maqedoninë e Veriut do të ishte e tmerrshme për rajonin
Lexo po ashtu Macron: Shumica e vendeve ishin kundër Shqipërisë, hapja e negociatave vetëm për Maqedoninë e Veriut do të ishte e tmerrshme për rajonin

Revista thotë se qeverisja e Edi Ramës dyshohet se ka qëndruar për gjashtë vite në pushtet falë lidhjeve që ka me krimin e organizuar.

“Në rastin e Shqipërisë, refuzimi i negociatave të pranimit në BE është më i kuptueshëm. Reforma në drejtësi dhe shteti i së drejtës ka ngecur. Kryeministri socialist Edi Rama, në detyrë që prej vitit 2013, dyshohet se ka mbajtur partinë e tij në pushtet me ndihmën e krimit të organizuar, veçanërisht të mafias së drogës. Vetë Rama, i njohur në Perëndim për paraqitjen e tij në atlete dhe i admiruar si artist, kultivon një stil gjithmonë e më autoritar në politikën e brendshme. Ndarja e negociatave të pranimit- me një shtyrje për Shqipërinë dhe një fillim për Maqedoninë Veriore- do të ishte një mundësi për BE-në që të ruajë besueshmërinë e saj në rajon. Sidoqoftë, Franca rezistoi edhe kundër kësaj”, shkruan Der Spiegel. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Drejtësi
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Politikë
Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Jehona Hulaj
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori