Real Madridi është i gatshëm t’i ofrojë Tottenham Hotspurit, Iscon dhe Mariano Diazin në mënyrë që të marrë shërbimet e Christian Eriksen në janar, thonë mediat në Spanjë.
El Desmarque citon një raport të Diario AS se të dy lojtarët nuk janë në planet e Los Blnacos dhe klubi ka vendosur t’i largojë ata për ta marrë danezin.
Zinedine Zidane mendohet të jetë një admirues i lojës së Iscos, por në të njëjtën mënyrë nuk do të bllokonte një largim të tij në afatin e dimrit.
Juventus, Milano dhe Manchester City kanë qenë në mesin e klubeve të lidhura me spanjollin, mirëpo nuk kishte asnjë ofertë zyrtare.
26-vjeçari nuk luante nën urdhrat e Santiago Solarit – duke mos filluar një ndeshje në të gjithë garat.
Isco ka një kontratë në Santiago Bernabeu deri në vitin 2021, por e gjeti rrjetën vetëm tre herë në 11 paraqitje në La Liga.
Në anën tjetër, raporte të shumta në Spanjë kishin lidhur sulmuesin Mariano me një largim nga Los Blancos këtë verë me Real Betisin dhe Monacon në mesin e klubeve të përfolura të interesuar, ndërsa El Mundo Deportivo gjithashtu raportoi edhe për interesimin e Milanit.
Marseille gjithashtu thuhet se ka interes për lojtarin ndërsa Espanyol – e cila ka humbur Borja Iglesias dhe Valencia që kishte frikë se Rodrigo Moreno do të largohej, thuhet gjithashtu se janë të interesuara.
Por, Real Madridi është i gatshëm që në janar të dy lojtarët t’ia ofrojë Tottenhamit dhe t’i marrë shërbimet e Eriksenit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes
PSG po përgatitet t'ia rrëmbejë Real Madridit super lojtarin nga dora
Zbulohet favoriti për të fituar çmimin "Golden Boy"
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur
Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur