Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi sot se “liderët e Bashkimit të sotëm Europian që nga Presidenti i Këshillit Europian, tek Presidenti i Komisionit, Komisioneri përkatës për Zgjerimin e kanë thënë më qartë, më shkoqur se asnjëherë tjetër se kjo që ka ndodhur është një rezultat i mosarritjes së konsensusit mes vendeve anëtare për arsyet e tyre”.
Në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin në Detyrë për Europën e Punët e Jashtme, Gent Cakaj lidhur mbi dështimin e konsensusit në Këshillin Europian, lidhur me çeljen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, Rama tha se ka marrë një numër të konsiderueshëm mesazhesh drejtpërdrejt nga një pjesë e kryeministrave të pranishëm në takim.
“Kemi qenë në kontakt edhe gjatë ditës së djeshme, edhe në mbrëmje, me disa prej tyre, kam komunikuar edhe me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe faktikisht nëse duam të shikojmë drejt ne sy të vërtetën është ajo që kam thënë prej disa kohësh duke e parë nga të gjitha kontaktet, nga të gjitha diskutimet se procesi po shkonte drejt një përplasje qasjesh mes Francës dhe Gjermanisë e një pjese të konsiderueshme të frontit që ishte për një ‘Po’ të qartë. Ndërkohë që Gjermania bëri një lëvizje me shpresën për të pasur një pikë kompromisi duke i vendosur një ‘Por’ ‘Po’-së në mënyrë të përsëritur në takimet mes kancelares Merkel dhe Presidentit të Francës në javën e fundit që koinciduan edhe me këtë këshill, kjo çështje është diskutuar dhe nuk ka pasur nga ana e tij asnjë hapje”, ka thënë Rama.
“Nuk ka pasur asnjë hapje për të gjitha ato që i dëgjuat vetë dhe që në konferencën e shtypit pas përfundimit të këshillit i tha ndoshta më shkoqur se herët e tjera, unë e kam dëgjuar më shkoqur se aq, Franca nuk pranon të vazhdohet me të njëjtin proces”, nënvizoi Rama.
Kreu i qeverisë shqiptare tha se “Franca kërkon një reformim të brendshëm të BE-së dhe kërkon një transformim të vetë procesit të integrimit madje deri në pikën që të arrihet në një tjetër objektiv për horizontin e integrimit që do të thotë një dhe ndërveprim me Ballkanin Perëndimor që nuk mund të zhvillohet sipas Presidentit të Francës me të njëjtin metodë që është zhvilluar procesi i deritanishëm i zgjerimit”.
“Është e tepërt kur i shtohen bishta kësaj që është thelbësore: jo po azilantët, jo po kjo, jo ajo, këto janë bishta. Në këtë situatë, cilido nga vendet që janë sot në BE dhe të priste mbrëmë konsensus, nuk do ta kishte marrë dot, për arsye se tema është spostuar gjetkë”, tha Rama, përcjell atsh.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
Fundjava e ftohtë, mëngjeset me ngrica
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë