Barcelona dhe e tërë verilindja e Katalonisë është bllokuar për shkak të një sërë grevash dhe demonstratash të organizuara, në shenjë proteste për shkak të gjykimit të separatistëve katalonas, raporton AP.
Greva kryesore është thirrur nga sindikata që janë pro pavarësisë së Katalonisë, kurse mijëra demonstrues kanë bllokuar Barcelonën ku gjatë mbrëmjes do të kërkohet lirimi i të burgosurve katalonas, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër autoritetet spanjolle kanë bëtë të ditur se janë anuluar 57 fluturime, kurse pjesëmarrësit e protestave në orët e para të mëngjesit kanë mbyllur pikëkalimin kufitar me Francën dhe të paktën 25 rrugë kryesore që lidhin qytetet e mëdha.
Gjithashtu është zvogëluar dukshëm numri i linjave hekurudhore, kurse marketet dhe fabrikat janë mbyllur. Vlen të theksohet se është mbyllur edhe katedralja e arkitektit Antonio Gaudi Sagrad, pasi që demonstruesit kanë bllokuar derën kryesore të saj.
Autostradat që lidhin qytetet e mëdha janë bllokuar protestuesit e shumtë që në mënyrë të organizuar kanë ardhur nga qytete tjera, e atyre u janë bashkangjitur edhe bujqit me traktorë të shumtë.
Zyrtarët shëndetësor kanë njoftuar se gjatë protestave të organizuara gjatë të enjtes, janë lënduar 42 persona si dhe janë arrestuar 16 tjerë.
E ministri i Brendshëm, Fernando Grande Marlaska ka bërë të ditur që autoritetet po përcjellin me vëmendje një grup të vogël që po shkakton incidentet në zona të caktuara.
Ai ka shtuar se turistët pa ndonjë problem dhe frikë mund të qëndrojnë dhe vizitojnë Barcelonën, pasi siguria është në nivel. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri
Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit