LAJMI I FUNDIT:

Agim Bahtiri përshëndet aksionin e policisë në veri

Agim Bahtiri përshëndet aksionin e policisë në veri

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka përshëndetur aksionin e Policisë së Kosovës të zhvilluar sot në veri të vendit lidhur me vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Bahtiri përmes një shkrimi të bërë në Facebook, ka shkruar se edhe pse gjendet në Bruksel ai po e përcjell me vëmendje situatën pas aksionit, siç ka shkruar ai ky aksion i kontribuon paqes dhe stabilitetit për të gjithë qytetarët pa dallim, transmeton Telegrafi.


Tutje ai ka shkruar se institucionet e Republikës së Kosovës dhe veçanërisht ato të sigurisë duhet të veprojnë në gjithë territorin e shtetit tonë, dhe që të gjithë janë të barabartë para ligjit.

Ndërkohë në aksionin e sotëm në veri, Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona.

Aksioni ka përfshirë tri lokacione në veri të Mitrovicës ku janë kryer kontrolle dhe bastisje lidhur me veprat “Pjesëmarrje apo organizim i grupit kriminal” dhe “Keqpërdorim i pozitës zyrtare”.

Policia dhe Prokuroria japin detaje për aksionin e sotëm në veri të Mitrovicë, dyshohet se i arrestuari punonte nën urdhrat e Radojqiqit
Lexo po ashtu Policia dhe Prokuroria japin detaje për aksionin e sotëm në veri të Mitrovicë, dyshohet se i arrestuari punonte nën urdhrat e Radojqiqit

Gjatë këtij operacioni ka arritur të konfiskojë 6 armë, prej tyre dy armë zyrtare dhe pajisje tjera elektronike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori