LAJMI I FUNDIT:

Policia dhe Prokuroria japin detaje për aksionin e sotëm në veri të Mitrovicë, dyshohet se i arrestuari punonte nën urdhrat e Radojqiqit

Policia dhe Prokuroria japin detaje për aksionin e sotëm në veri të Mitrovicë, dyshohet se i arrestuari punonte nën urdhrat e Radojqiqit

Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale e Kosovë ka dhënë detaje lidhur me aksionin e sotëm të policisë në veri të Mitrovicës lidhur me vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Prokurori Sylë Hoxha gjatë konferencës për media ka bërë të ditur se vendimi për zgjerimin e hetimeve ndaj dy zyrtarëve policor në pjesën e veriut të Mitrovicës është marrë dy ditë më parë më 14 tetor 2019.


Hoxha ka thënë se vendimi për zgjerimin e hetimeve është bërë në bazë të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Pjesëmarrje apo organizim i grupit kriminal” dhe “Keqpërdorim i pozitës zyrtare”, raporton Telegrafi.

Aksion i policisë në veri, arrestohen dy persona të dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit
Lexo po ashtu Aksion i policisë në veri, arrestohen dy persona të dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

“Gjatë këtij aksioni një person zyrtar policor është arrestuar, i cili është intervistuar sot paradite dhe për të njëjtin kam parashtruar në Gjykatë kërkesën për caktim të paraburgimit. Personi tjetër i cili nuk ka qenë në urdhëresën e gjykatës, dhe është arrestuar për shkak të armë mbajtjes pa leje. I njëjti pas intervistimit është liruar”, ka thënë Hoxha.

Prokurori Hoxha, më tej ka theksuar se Prokuroria Speciale në vazhdimësi është duke i zhvilluar hetimet për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, duke theksuar se në pjesën e veriut ekzistojnë grupe të organizuara kriminale të udhëhequra nga Milan Radojqiqit për të cilin është lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar.

“Edhe këta persona për të cilët kemi zgjeruar hetimet, kemi prova që kanë punuar nën urdhrat e Milan Radojqiqit dhe grupit të tij. Të njëjtit nuk i kanë kryer veprimet e duhura dhe i kanë fshehur provat në raste të ndryshme të vrasjeve jo vetëm në rastin e Ivanoviqit. Personi i arrestuar sot është hetues, dhe ne dyshojmë në bazë të dhënave dhe provave që kemi se ka punuar në mënyrë selektive dhe me direktiva të tjetër kujt”, u shpreh Hoxha.

Në anën tjetër, zëdhënësi i policisë Baki Kelani ka theksuar se aksioni është ndërmarrë në orët e hershme të mëngjesit në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore, departamenti Special.

Arrestohet djali i eprorit të lartë policor në veri
Lexo po ashtu Arrestohet djali i eprorit të lartë policor në veri

Kelani ka theksuar se pjesë e aksionit ishin 100 zyrtarë policorë por edhe persona të tjerë.

“Aksioni ka përfshirë tri lokacione në veri të Mitrovicës ku janë kryer kontrolle dhe bastisje lidhur me veprat “Pjesëmarrje apo organizim i grupit kriminal” dhe “Keqpërdorim i pozitës zyrtare. I arrestuari është zyrtar policor me inicialet R.B, përderisa i dyshuari i dytë po ashtu zyrtar policor i cili ka qenë në kërkim nuk është hasë nga policia”, ka thënë Kelani.

Kelani ka shtuar se arrestimi i personit të dytë sot është bërë pasi që gjatë kontrollit të lokacionit që ka qenë në urdhërkontrollin e lëshuar nga gjykata i është gjetur një armë.

“Gjatë këtij operacioni ka arritur të konfiskojë 6 armë prej tyre dy armë zyrtare dhe pajisje tjera elektronike”, tha Kelani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori