LAJMI I FUNDIT:

Kololli: I lumtur me fitoren ndaj Malit të Zi, duam ta mposhtim Çekinë

Kololli: I lumtur me fitoren ndaj Malit të Zi, duam ta mposhtim Çekinë

Benjamin Kololli ka thënë se është shumë i lumtur me paraqitjen që bëri ndaj Malit të Zi.

Mbrojtësi i Kosovës krijoi disa raste për gol në fitoren 2-0 ndaj malazezëve, gjersa ka shtuar se duan të fitojnë edhe ndaj Çekisë.


“E gjithë skuadra kishim paraqitje të mirë dhe bëmë maksimumin ndaj Malit të Zi. Gjatë gjithë ndeshjes e kishim topin nën kontroll”, ka thënë Kololli.

“Në shumë raste ishim më të mirë se ta dhe duam të fitojmë ndaj Çekisë në muajin nëntor”.

Rashica: Mund të shënonim më shumë gola ndaj Malit të Zi
Lexo po ashtu Rashica: Mund të shënonim më shumë gola ndaj Malit të Zi

“Ne e kemi përkrahjen e madhe nga tifozët dhe siç themi në futboll, nuk ishim 11, por 12 lojtarë në fushë”, ka shtuar më tej mbrojtësi i Kosovës.

Anglia është lider i Grupit A me 15 pikë, Republika Çeke me 12, Kosova me 11, Mali i Zi dhe Bullgaria me tri sosh. /Telegrafi/