LAJMI I FUNDIT:

Barcelona dhe Real Madridi rivalizojnë Bayernin për Kai Havertz

Barcelona dhe Real Madridi rivalizojnë Bayernin për Kai Havertz

Kai Havertz e ka vendosur veten si lojtari kryesor te Bayer Leverkusen, pavarësisht se është vetëm 20 vjeç, dhe kjo ka tërhequr interesin nga disa nga klubet më të mëdha të Evropës.

Reprezentuesi gjerman është duke luajtur rregullisht për Leverkusenin në Bundesliga dhe në Ligën e Kampionëve, dhe kjo ka ndihmuar zhvillimin e tij në mënyrë të konsiderueshme.


Sipas mediumit gjerman Sport Bild, Real Madridi dhe Barcelona tani janë të interesuar për Havertzin, i cili gjithashtu ka tërhequr vëmendjen nga Bayern Munich.

Havertz talenti që po çmend gjithë Evropën, 10 klube të mëdha duan transferimin e gjermanit
Lexo po ashtu Havertz talenti që po çmend gjithë Evropën, 10 klube të mëdha duan transferimin e gjermanit

Bayern, ashtu siç bënë kur ishin skuadra më e mirë në Evropë, po kërkojnë të ndërtojnë një ekip me talentet më të mirë gjerman, megjithëse prania e Realit dhe Barcelonës tani mund të komplikojë çështjet në ndjekjen e tyre për lojtarin.

Havertz luajti për Gjermaninë këtë javë në një miqësore që përfundoi në barazim 2-2 kundër Argjentinës, duke shënuar një gol dhe duke luajtur një lojë të shkëlqyeshme.

Sipas raportimeve në Gjermani, Barcelona ka ndjekur Havertzin në disa ndeshje dhe ka bërë përshtypje nga ato që kanë parë.

United, Chelsea dhe Arsenali të gatshëm t'i paguajnë 100 milionë euro për Havertzin
Lexo po ashtu United, Chelsea dhe Arsenali të gatshëm t'i paguajnë 100 milionë euro për Havertzin

Ndërkohë, te Reali besojnë se mesfushori kreativ i përshtatet profilit pasi ai është një nga lojtarët më të mirë të rinj në botë.

E gjithë kjo po shqetëson Bayernin, i cili beson se talenti i madh gjerman ngadalë po largohet prej tyre. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Kalo në kategori