LAJMI I FUNDIT:

Policia shqiptare: Kokaina e Durrësit 85% e pastër, vlera i kalon 10 milionë euro

Policia shqiptare: Kokaina e Durrësit 85% e pastër, vlera i kalon 10 milionë euro

Drejtuesit më të lartë të policisë greke dhe doganave kanë dalë këtë të mërkurë në një konferencë për media, në lidhje me bllokimin e 700 kilogramëve kokainë që kishte si destinacion portin e Selanikut dhe atë të Durrësit.

Sipas tyre, pastërtia e kokainës së dërguar nga Ekuadori ishte 85%. Ata kanë përllogaritur se vlera e drogës së sekuestruar i kalon 10 milionë euro. Ata kanë zbuluar se ranë në gjurmë të ngarkesës, pas një sinjalizimi nga një shërbim i huaj doganor. Menjëherë kontaktuan me zyrën e DEA-s në Athinë, si dhe me policinë shqiptare.


“Siç e dini në shumicën e rasteve, droga fshihet në “xhepa” të ndërtuar posaçërisht, jashtë kontejnerit, dhe veçanërisht në mekanizmin e ftohjes, ndërsa përdornin të njëjtën kompani transporti dhe të njëjtat kompani të tregtimit të bananeve. Diferencimi ekzistonte vetëm në destinacion, që ishte porti i Pireut, ai i Selanikut ose porti shqiptar i Durrësit”, – tha zyrtari i lartë i policisë.

Droga e fshehur në konteinerët me banane është zbuluar në Selanik dhe në Pire, gjatë disa datave, që nga fillimi i Gushtit, duke përdorur ekzamiminin me rreze X-Ray. Në disa raste droga ishte fshehur brenda mureve të konteinerëve, e në disa raste të tjera në motorët e frigoriferëve.

Në vendet ku ishte fshehur kokaina, kishte edhe aparate GPS, me qëllim që dërguesit të dinin në çdo moment vendndodhjen dhe të njoftonin pritësit e ngarkesës. Autoritetet greke e kanë cilësuar gjithë operacionin si një sukses të jashtëzakonshëm dhe kanë bërë të ditur se në pesë porte të vendit kanë instaluar aparate X-Ray, me qëllim që siç thanë t’u heqin çdo shans rrjeteve të krimit të organizuar që të përdorin portet greke për veprimtaritë e tyre të paligjshme.

“Ne jemi të gjithë këtu dhe po punojmë ngushtë për të mbrojtur shoqërinë tonë, qytetarët tanë dhe rininë tonë nga kjo fatkeqësi. Ky është mesazhi që ne u dërgojmë qarqeve të drogës që bëjnë tregti me vdekjen dhe shpresën”, – theksoi ndër të tjera zyrtari grek.

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle

Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle

Lajme
Kalo në kategori