LAJMI I FUNDIT:

Agjenti Giuffredi: Hysaj mund të transferohet te Roma

Agjenti Giuffredi: Hysaj mund të transferohet te Roma

 Agjenti i Elseid Hysaj ka konfirmuar se mbrojtësi i djathtë do të largohet nga Napoli dhe se kalimi te Roma do të ishte i mirëpritur.

Mbrojtësi shqiptar më nuk është në planet e Carlo Ancelottit pas transferimit të Giovanni de Lorenzo dhe me Kevin Malcuit po ashtu që tregon formë të mirë.


“Elseid ka dëshmuar të jetë një lojtar i rëndësishëm nga të dy palët,” ka thënë Giuffredi për Radio Punto Nuovo.

Elseid Hysaj (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

“Ancelotti më tha që do të ishte i lumtur nëse ai do të qëndronte sepse i dha garanci në këtë drejtim”.

“Ai qëndroi sepse për fat të keq ne nuk ishim në gjendje të mbyllnim negociatat. Sidoqoftë, ishte një gjë e keqe sepse një trajner është atje që ka konsideratë për të ”.

25-vjeçari ishte afër Romës gjatë verës, kështu që a mund të jetë ai akoma i kërkuar nga Giallorossët?

“Roma është një zgjidhje e mirëpritur për lojtarin, nëse nuk është zgjedhja e tij e parë. Kontrata e tij skadon vitin e ardhshëm”.

“Napoli mund ta humbiste atë për asgjë dhe do të ishte turp sepse kemi një marrëdhënie të shkëlqyeshme”.

“Ne nuk do të rinovojmë, nuk ka kushte për të, ne dhe Napoli jemi të vetëdijshëm për këtë”.

Hysaj pësoi lëndim të frikshëm, Napoli konfirmon se shkodrani nuk do të grumbullohet me Shqipërinë
Lexo po ashtu Hysaj pësoi lëndim të frikshëm, Napoli konfirmon se shkodrani nuk do të grumbullohet me Shqipërinë

“Ndjej se është koha gjithashtu që ai të bëjë një ndryshim pas katër vjet e gjysmë. Nuk ka nevojë për më shumë biseda sepse të gjithë jemi në marrëveshje”, ka shtuar më tej agjenti i mbrojtësit shqiptar.

Hysaj pësoi një lëndim të rëndë në fundjavën e kaluar, andaj do të mungojë në ndeshjet kualifikuese te Shqipëria për Euro 2020. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ancelotti tregon se cili ishte momenti kyç që e ndihmoi Real Madridin ta fitonte La Ligën

Ancelotti tregon se cili ishte momenti kyç që e ndihmoi Real Madridin ta fitonte La Ligën

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Kalo në kategori