LAJMI I FUNDIT:

Hysaj pësoi lëndim të frikshëm, Napoli konfirmon se shkodrani nuk do të grumbullohet me Shqipërinë

Hysaj pësoi lëndim të frikshëm, Napoli konfirmon se shkodrani nuk do të grumbullohet me Shqipërinë

Elseid Hysaj ka pësuar një lëndim të frikshëm në ndeshjen Torino – Napoli, e vlefshme për javën e shtatë të Serie A.

Mbrojtësi shqiptar ka lëshuar fushën e lojës në minutën e 34-të, pasi pësoi një lëndim në gjoks.

Pas lëndimit të pësuar, lojtari nuk do të mund të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e rëndësishme të Kombëtares së Shqipërisë.

Këtë gjë e ka konfirmuar Napoli nëpërmjet një deklarate për media të lëshuar pas ndeshjes me Torinon.

Elseid Hysaj në ndeshjen ndaj Torinos. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)

“Hysaj ka pësuar një thyerje të pjesshme të kockës në pjesën e kraharorit. Pas një ekzaminimi klinik dhe radiologjik, kjo ishte diagnoza e fundit për Elseid Hysajn, i cili doli nga sfida pas një përplasje në takimin mes Torinos dhe Napolit.

“Mbrojtësi nuk do të jetë i gatshëm për sfidat e Kombëtares së Shqipërisë”, ka shkruar faqja zyrtare e klubit italian.

Kësisoj Hysaj do të jetë mungesa e madhe e Shqipërisë për takimet me Turqinë dhe Moldavinë që Kuqezinjtë i zhvillojnë në muajin tetor. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori