LAJMI I FUNDIT:

Ekipi përfaqësues i Kosovës po vazhdon përgatitjen për garën e robotikës që mbahet në Dubai

Ekipi përfaqësues i Kosovës po vazhdon përgatitjen për garën e robotikës që mbahet në Dubai

First Global Challenge është një garë vjetore e robotikës që shërben për të shfaqur pasionin e të rinjve për shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë, garë e cila këtë vit do të mbahet në Dubai, më datë 24-17 tetor.

Sikurse rreth 200 vende të botës, edhe Kosova falë UBT-së do të përfaqësohet në këtë ngjarje me ekipin e saj që përbëhet nga talentë të shkollave të mesme.

Në këtë garë, ekipi përfaqësues i Kosovës do të marrë pjesë në sfidën më të madhe që po përballet planeti e që përmes punës në grup dhe të menduarit novator, ata do të mundohen të zgjedhin problemin.


Ekipi përfaqësues i vendit tash e disa muaj janë duke u përgatitur dhe po punojnë në laboratorët inovativë të mekatronikës në UBT, teksa punën po e zhvillojnë nën mbikëqyrjen e stafit akademik të UBT-së. Bashkarisht, ata kanë ndërtuar robotin inovativ që do të jetë pjesë e garës në FIRST Global Challenge 2019.

Sfida e këtij viti përqendrohet në efektet e ndotjes së oqeaneve dhe ndikimin e saj negativ në jetën detare. Ekipet konkurruese nga kombe të ndryshme do të duhet të pastrojnë ndotësit nga oqeani duke përdorur robotë që kanë përbërës mekanikë, elektrikë dhe softuerë.

Në këtë garë, fituesit e vendeve të para do të marrin medalje të arta, të argjendta dhe të bronzta, teksa materialet e ekipeve fituese do të shfaqen nëpër mediat botërore.

Vitin e kaluar në këtë ngjarje morën pjesë mbi 190 vende të botës, ku ishin të përfaqësuara nga rreth 2 mijë e 500 pjesëmarrës.

artikull i sponsorizuar

Artikull i sponzorizuar