LAJMI I FUNDIT:

Mos më prek! Momenti kur presidenti i Finlandës duket se “i largon” dorën, derisa Trump i prek gjurin

Mos më prek! Momenti kur presidenti i Finlandës duket se “i largon” dorën, derisa Trump i prek gjurin

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një gjest i cili është kapur nga mediat, derisa gjendej në Zyrën Ovale për të marrë pyetje nga reporterët së bashku me presidentin e Finlandës, Sauli Niinistö.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të dy liderët u ulën krah për krah për një paraqitje të përbashkët shtypi, gjatë së cilës mediat amerikane kryesisht i bënë presidentit pyetje në lidhje me kërkesën e demokratëve për hetimin e tij, përkatësisht thirrjes telefonike të korrikut me presidentin ukrainas.


Por kur bëhet fjalë për gjuhën e trupit, shkruan DailyMail, ajo shpesh mund të flasë më shumë se fjalët.

Në një moment Trump u përpoq ta prekë Niinistön në këmbë, por presidenti finlandez u duk që e shtyu dorën e Trump larg, një gjest që është kapur nga kamerat.

Gjesti i papritur i tij thuhet se erdhi kur një reporter pyeti se çfarë mund të mësonin ShBA-të nga Finlanda, e cila është renditur vendi më i lumtur në botë për dy vjet me radhë nga Raporti Botëror i Lumturisë.

Ishte kjo pika kur Trump preku gjurin e liderit të huaj.

“Finlanda është një vend i lumtur”, tha Trump, duke i përkëdhelur gjurin Niinistos.

Dhe gjithsesi nuk kanë munguar as komentet në rrjetet sociale.

Një numër i njerëzve në Twitter vunë re se si ishin krenarë për Niinistö për lëvizjen e tij, ndërsa të tjerët sugjeruan veprimi i Trump ishte mjaft mosrespektues ndaj kulturës finlandeze. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Interesante
Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Interesante
Amerikanja fiton 1 milion dollarë në lotari për herë të dytë në 10 javë

Amerikanja fiton 1 milion dollarë në lotari për herë të dytë në 10 javë

Interesante
Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Fun
Nëna e gjashtë fëmijëve që jeton në banesën dy dhomëshe, tregon në TikTok si ia del t’i sigurojë të gjithëve hapësirë për të fjetur

Nëna e gjashtë fëmijëve që jeton në banesën dy dhomëshe, tregon në TikTok si ia del t’i sigurojë të gjithëve hapësirë për të fjetur

Interesante
E dinë

E dinë

Kalo në kategori