Rreth 6,7 për qind e popullatës në Kosovë janë persona të moshuar dhe të njëjtit përballen me kushte jo të mira jetese e qasje të kufizuar në shërbimet shëndetësore.
Kështu u tha sot në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Moshuar me moton “Rrugëtimi drejt barazisë moshore”.
Naser Ramadani, drejtor i IKSHPK-së, tha se në mënyrë tradicionale po shënohet kjo ditë, me qëllim të mbështetjes dhe përmirësimit të gjendjes së popullatës së moshuar ne Kosovë.
“Sivjet shënimi i kësaj dite po mbahet me moton ‘Rrugëtimi i drejt barazisë moshore’. Tema e sivjetme përqendrohet në rrugët përballëse dhe parandalimin e pabarazisë e cila siguron dhe redukton diskriminimin pavarësisht aftësisë së kufizuar dhe moshës. Objektivat e kësaj dite janë që të ndihmojmë, të ngrisim vetëdijesimin dhe parandalimin e pabarazisë, të shqyrtohen mundësitë për mësimin gjatë gjithë jetës dhe të reflektohet në praktikat më të mira për t’i dhënë fund stereotipeve. Trendi i moshimit është në ngritje në Kosovë. Janë 6,7 për qind të moshimit në Kosovë. Ndryshime të tilla tregojnë se gjatë viteve do të ketë numër të madh të moshuarve”, tha ai.
Faik Hoti nga Ministria e Shëndetësisë tha se moshimi nuk nënkupton sëmundjen apo paaftësinë.
“Të moshuarit në Kosovë përballen me kushte jo të mira jetese, me pensione të ulëta. Përderisa edhe qasje në shërbime shëndetësore është e kufizuar”, tha Hoti.
Edhe shefi i OBSH-së në Kosovë, Sergy Koryak tha se numri i të moshuarve në botë është në rritje.
“Janë mbi 700 milionë persona në mbi 60 vjet, e në 10 vitet e ardhshme pritet të jetë mbi 1 miliardë e gjysmë. OBSH çështjen e të moshuarve e sheh si e drejtë humane dhe themelore për të moshuarit. OBSH e ka programin e moshimit të shëndetshëm dhe kualitetin e jetës. Qëllimi i këtij programi është qe të promovojë gjendjen e mirë shëndetësore dhe kualitetin e mirë të jetës” tha ai.
Hasan Berisha nga Lidhja e Pensionistëve, tha se të moshuarit në Kosovë kanë pensione të ulëta, pavarësisht kontributit paraprak./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak