LAJMI I FUNDIT:

Si nëpër filma: Policia britanike ndjek hajnat edhe me helikopter, thyen xhamin e veturës për të nxjerrë shoferin

Si nëpër filma: Policia britanike ndjek hajnat edhe me helikopter, thyen xhamin e veturës për të nxjerrë shoferin

Një Audi ishte vjedhur nga katër adoleshentë dhe për ta ndaluar atë, policisë britanike iu desh përdorimi edhe i një helikopteri.

Sipas mediave britanike përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një ngjarje kur policia u desh të përdorte edhe forcën – madje edhe duke thyer xhamin e veturës së tyre.


Siç thuhet tutje, protagonistë të ngjarjes ishin dy djem 15-vjeçar dhe dy vajza 14-vjeçare, të cilët u larguan me shpejtësi nga oficerët në Enfield këtë mëngjes para se të ndalen përfundimisht nga oficerët e armatosur në Langston Road, Loughton.

Bëhet e ditur se policia fillimisht u ishte drejtuar adoleshentëve në lidhje me një grabitje me thikë në veri të Londrës, të premten.

Por kur ata u larguan me shpejtësi – duke u përplasur edhe me vetura të tjera, oficerët i ndoqën me ndihmën e një helikopteri përpara se ta çonin ndjekjen në një përfundim dramatik, duke përfunduar me arrestimin e të rinjve.

Siç edhe mund të shihet në pamjet e publikuara, policia i nxjerr ata nga vetura, gjithsesi edhe duke i arrestuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Evropa
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Serbia
U përplas me veturë në portën e oborrit të Shtëpisë së Bardhë, humb jetën shoferi

U përplas me veturë në portën e oborrit të Shtëpisë së Bardhë, humb jetën shoferi

Amerika
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Izraeli ia ndalon punën televizionit Al Jazeera

Izraeli ia ndalon punën televizionit Al Jazeera

Azia
Kalo në kategori