LAJMI I FUNDIT:

Dreka që do ta doni: Speca të fërguar me djathë

Dreka që do ta doni: Speca të fërguar me djathë

Nëse dëshironi t’i fërgoni mund t’i qitni më pak vaj dhe t’i fusni në furrë

Përbërësit:

– 3 speca;
– 3 feta djathë;
– 2 thelpinj hudhre;
– 1 vezë,
– rigon;
– domate qershi.


Përgatitja:

Djathin thërrmojeni, shtoni hudhrën e grirë imët, vezët dhe rigonin dhe të gjitha bashkoni mirë.

Specave pritjani bishtat dhe pastroni nga farat.

Mbushni me përbërjen nga djathi dhe fërgoni shkurt nga të gjitha anët në vaj, të mbuluar.

Para përfundimit shtoni domatet qershi.

Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.