LAJMI I FUNDIT:

Akullore me shalqi

Akullore me shalqi

Përbërësit:

• rreth 2.5 kg shalqi
• 150 gr sheqer
• 80 gr niseshte
• kanellë pluhur
• 3-4 lugë qitro e sheqerosur në copa
• 2 -3 lugë çokollatë në copa
• 1 lugë ujë jasemini ose trëndafili


Përgatitja:

Shalqiri pastrohet nga lëkura e farat dhe kalohet në mikser për t’u bërë masë homogjene.

Kjo masë kalohet në tenxhere dhe përzihet edhe me përbërësit e tjerë, sheqerin, niseshtenë dhe lëngun e aromatizuar.

Vendoset në zjarr dhe përzihet shpesh, pasi lëngu të fillojë të ziejë ulet temperatura duke llogaritur 4 deri 5 minuta zierje.

Pasi hiqet nga zjarri hidhet kanella dhe më pas shtohen frutat e sheqerosura dhe çokollata.

Përmbajtja hidhet në një formë për puding dhe vendoset në frigorifer për disa orë.

Vendoset xhelatina në një pjatë, e cila sipas dëshirës mund të zbukurohet me lule jasemini dhe më pas shërbehet.