LAJMI I FUNDIT:

Micevski: Shumica kuvendare dhe Zaev mbrojnë Janevën nga shkarkimi

Micevski: Shumica kuvendare dhe Zaev mbrojnë Janevën nga shkarkimi

Kryetari i grupit kuvendar të partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, Nikolla Micevski thotë se “LSDM dhe Zoran Zaev vazhdojnë ta mbrojnë të dyshuarën Katica Janeva”.

Micevski tha se edhe pse dje grupi kuvendar i OBRM-PDUKM-së kërkoi seancë urgjente ku do të diskutohet shkarkimi i Katica Janeva, një seancë të tillë nuk ka, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në përputhje me raportin e Këshillit për Prokurorë Publikë dhe Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, Katica Janeva deri tash është dashur të shkarkohet. Kuvendi është i obliguar të veprojë në bazë të raportit të Këshillit të Prokurorëve Publikë dhe me propozim të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime dhe ta vërtetojë propozimin për shkarkimin në afat sa më të shkurtër”, thotë Micevski.


Micevski thotë se në vend se të shkarkohet Janeva, ajo ende jep urdhra nga paraburgimi.

“Shihet qëllimi i shumicës kuvendare dhe Zaevit për ta mbrojtur Katica Janevës nga shkarkimi. Për shkak se mbrojtje të Janevës po mbrojnë veten”, thotë Micevski duke shtuar se plani për shpëtimin e Katica Janevës nuk do të ketv sukses.

Micevski ju bëri apel deputetëve të shumicës kuvendare të ndalojnë me taktizim dhe blerje të kohës dhe menjëherë të shkarkohet Janeva./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
KFOR-i bën patrullime në Istog

KFOR-i bën patrullime në Istog

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Lajme
Tuberkulozi në Kosovë, Mehmeti: Paraqet rrezik deri në momentin kur diagnostikohet, trajtimi duhet të bëhet deri në fund

Tuberkulozi në Kosovë, Mehmeti: Paraqet rrezik deri në momentin kur diagnostikohet, trajtimi duhet të bëhet deri në fund

Shëndetësi
Kalo në kategori