Kandidati për deputet nga AAK-ja, Burim Ramadani ka bërë thirrje që të mos etiketohen si veteranë të rrejshëm njerëzit pa vendosur drejtësia.
Ramadani, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se listat e veteranëve nuk mund të pastrohen me gjyqe publike.
“Nuk mund të këtë logjikë të përmendim fjalët ”veteranë të rrejshëm”. Kush jemi ne që të konstatojmë një gjë të tillë. Edhe ne kemi dilema, por nuk duhet të abuzojmë me citime të pasakta. Askush nga AAK nuk ka thënë se listat janë 100% mirë”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Kandidati për deputet nga AAK-ja ka thënë se nëse ka dyshime ne duhet të besojmë te drejtësia, mirëpo ai shton se gjithçka mund të merret me rezerva.
“Prokuroria ka pretenduar se edhe Time Kadrija ka qenë veterane e rrejshme. Nuk mund të themi se kjo është bardh apo zi. Procesi le të shkon përmes drejtësisë. Ne ta lehtësojmë atë proces”.
Ramadani thotë se është zhvilluar një luftë speciale për të përlyer luftën e UÇK-së si vlerë e këtij populli.
Ai thotë se shumica e logjistikës së UÇK-së është vendosur në atë që po konsiderohen veteranë të rrejshëm.
Zyrtari i AAK-së shton më tej se nuk mund të ketë UÇK pa logjistikë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni
Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës: "Ai as që flet me të, nuk është e drejtë"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'