LAJMI I FUNDIT:

​Maas: BE do të përmbushë detyrimet ndaj Turqisë për migrantët

​Maas: BE do të përmbushë detyrimet ndaj Turqisë për migrantët

Gjermania rikonfirmoi përkushtimin e saj ndaj marrëveshjes për emigrantët mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian (BE), në një kohë kur ekziston frika për një valë të re të refugjatëve për shkak të sulmeve të regjimit sirian në rajonin veriperëndimor të Idlibit.

Duke folur gjatë një konference për media në Berlin, ministri i jashtëm gjerman, Heiko Maas shprehu shqetësimet për zhvillimet e fundit dhe numrin në rritje të kalimeve në detin Egje gjatë muajve të fundit.


“Kam diskutuar këto çështje në një bisedë telefonike me homologun tim turk, Mevlut Çavuşoglu gjatë kësaj jave. Edhe një herë kam theksuar se BE do të përmbushë detyrimet e saj sipas marrëveshjes për emigrantët mes BE-së dhe Turqisë”, theksoi ai duke shtuar se pret që Turqia gjithashtu të vazhdojë të përmbushjen e detyrimeve të saj.

“Ka qenë një diskutim konstruktiv. Kështu që besoj se situata hap pas hapi do të qetësohet dhe do të normalizohet sërish”, shtoi ai.

Sipas të dhënave të UNHCR-së, muajin e kaluar rreth 8100 refugjatë dhe emigrantë arritën në ishujt grekë.

Në kulmin e krizës së refugjatëve në vitin 2015, më shumë se 856 000 persona kanë kaluar Detin Egje, kryesisht refugjatë nga Siria dhe Iraku.

Javën e kaluar, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan paralajmëroi për një fluks të ri të mundshëm të refugjatëve nga Idlibi i Sirisë, dhe i bëri thirrje BE-së që të ndërmarrë masa për të ndarë barrën./ATSH/

Në trend Botë

Më shumë
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Evropa

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kinezja që i telefononte të dashurit deri në 100 herë në ditë diagnostikohet me një sëmundje të padëgjuar më parë

Kinezja që i telefononte të dashurit deri në 100 herë në ditë diagnostikohet me një sëmundje të padëgjuar më parë

Botë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Kalo në kategori