LAJMI I FUNDIT:

Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës demanton lajmet se është shkarkuar kryetari Valdet Osmani

Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës demanton lajmet se është shkarkuar kryetari Valdet Osmani

Kryesia e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, ka demantuar lajmet se kryetari Valdet Osmani është shkarkuar nga pozita e tij.

Në njoftimin e bërë për media  nga kryesia e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës bëhet thirrje të mos bihet pre e mashtrimeve të disa personave që nuk janë anëtarë të asociacionit.

“Pas lajmit të rremë dhe mashtrues ju njoftojmë të gjithëve pavarësisht se a janë apo nuk janë anëtarë se ne si Kryesi ju njoftojmë se Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës NUK ka ftuar e as NUK mban kuvend me datën 09.09.2019 prandaj mos bini pre e mashtruesve si Ilir Murseli, Astrit Nixha, Ideal Vejsa, Blerta Vula dhe Arianit Loxha ku ndaj të cilëve do të bëjmë kallëzimin penal për krim të organizuar.


Vendimi i gjykatës është i prerë dhe jemi në procedure përmbarimore.

Ju ftojmë se kushdo që është viktimë e mashtrimit nga ky grup me veprime të dyshimta penale le të na shkruajë në email adresën tonë zyrtare aarkitekt.k@gmail.com dhe ne do të ju ndihmojmë.

Të vetmet shkresa zyrtare nga ne si kryesi dhe personi i autorizuar vijnë vetëm nëpërmes këtij emaili zyrtar”, thuhet në njoftimin e Kryesisë së Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës. /Telegrafi./