LAJMI I FUNDIT:

“Dënimi me vdekje” për homoseksualët në Arabinë Saudite, Joshua: Nëse nuk mund të vini, mund ta shikoni meçin në televizor

“Dënimi me vdekje” për homoseksualët në Arabinë Saudite, Joshua: Nëse nuk mund të vini, mund ta shikoni meçin në televizor
Anthony Joshua (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Britaniku do të përballet me Andy Ruiz Jr më 7 dhjetor në përpjekje për t’i rikthyer titujt, por dueli do të zhvillohet në një vend që është akuzuar për shkelje të të drejtave njerëzore dhe ku homoseksualizmi është i jashtëligjshëm.

29-vjeçari është detyruar të flasë në lidhje me vendimin e tij që ta zhvillojë duelin në një vend që ka ligje shumë strikte. I pyetur nga BBC lidhur me faktin se homoseksualët mund të dënohen me vdekje, AJ është përgjigjur me diplomaci.


“Ekzistojnë politika të caktuara në atë vend dhe ekzistojnë politika të cilat thjesht duhet t’i zbatojmë, ndërsa unë e respektoj ligjin dhe kështu janë gjërat në vende të caktuara”.

Andy Ruiz Jr. dhe Anthony Joshua (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

“Nëse nuk mund të vini atje, akoma mund ta shikoni (meçin), jeni të hapur për mbështetje dhe unë e vlerësoj mbështetjen tuaj nga cilido komunitet”.

Të gjitha lajmet nga Anthony Joshua
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Anthony Joshua

“Më duket se në këtë situatë, jam i mallkuar nëse e bëj dhe jam i mallkuar nëse nuk e bëj një gjë të caktuar për të cilën nuk mund të fitoj. Mendoj se po qëndroj në mes dhe më duket sikur boksi po përpiqet t’i hapë barrierat për njerëzit që të udhëtojnë dhe të shohin”.

“Komunitetet e ndryshme kanë kaluar nëpër shumë gjëra, madje edhe vet komuniteti hem, akoma po përjetojmë gjëra. Nëse do të luftoj për një kauzë, do të luftoj për secilën kauzë dhe aktualisht kauza për të cilën luftoj është që t’i rikthej titujt e mi”.

“Jam ende i ri, kam kohë – do të vijë koha kur ndoshta do të përfshihem më shumë në aspekte të caktuara, ku mund të ngritemi dhe të përpiqemi për t’i ndryshuar gjërat”, është shprehur Joshua.

Ai i ka përgënjeshtruar pohimet lidhur me ligjet strikte për homoseksualët në Arabinë Saudite.

“Unë flas për atë që kam parë, mikpritjen dhe gjëra të këtilla dhe mënyrën si na trajtojnë në aspektin e evenimentit. E di se do ta keni mundësinë të vini, sepse kjo është përmendur… Prandaj e di se do të jeni në gjendje të vini”, ka theksuar më tej AJ. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori