LAJMI I FUNDIT:

Agim Ademi e priti Enis Alushin, ish-mesfushori do dekorohet me një çmim të veçantë

Agim Ademi e priti Enis Alushin, ish-mesfushori do dekorohet me një çmim të veçantë

Presidenti Agim Ademi ka pritur sot ish-futbollistin e Përfaqësueses së Kosovës, Enis Alushin, me të cilin më pas kanë përcjellë nga afër stërvitjen e Kombëtares në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Gjatë takimit presidenti Ademi e ka njoftuar Alushin me strategjinë e FFK-së dhe të arriturat e deritashme, teksa e ka falënderuar atë për kontributin e çmuar që e dha në fillet e para të Përfaqësueses së Kosovës.


Ndërkaq, ish-anëtari i Përfaqësueses e uroi presidentin Ademi për punën dhe sukseset e mëdha të deritashme, duke shprehur shpresën se shumë shpejt Kosova do të jetë edhe pjesë e ngjarjeve të mëdha si Kampionati evropian dhe ai botëror, pasi ka futbollistë cilësor dhe të ardhme të ndritur.

Me këtë rast presidenti Ademi ka bërë të ditur se Enis Alushi, i cili tashmë ka vendosur t’i japë fund karrierës si futbollist, do të dekorohet me një çmim të veçantë në ditën e ndeshjes Kosovë – Çeki për kontributin e tij të madh në krijimin e Kombëtares së Kosovës.

Enis Alushi ishte bartës i lojës së Dardanëve në kohën kur FIFA mori vendim për t’i lejuar Kosovës zhvillimin e ndeshjeve miqësore ndërkombëtare.

Ai ishte pjesë e ekipit në ndeshjen historike Kosovë – Haiti (0:0), e cila u zhvillua në stadiumin “Adem Jashari”, teksa më pas ishte vazhdimisht në shërbim të trajnerëve të Kombëtares në çdo pozitë për të cilin kishte nevojë ekipi ynë.

Ai mori pjesë edhe në ndeshjet kualifikuese për Botërorin 2018, ku gjithmonë u shqua me kulturë të lartë sportive dhe si një lider i vërtetë i ekipit.

Enisi pati karrierë të bujshme në futbollin gjerman duke luajtur për St. Pauli, Kaiserslautern dhe Paderborn. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori