LAJMI I FUNDIT:

Alisson: Është shumë më e vështirë të fitosh Topin e Artë si portier

Alisson: Është shumë më e vështirë të fitosh Topin e Artë si portier

Alisson Becker ka folur rreth mundësive të tij për të fituar çmimin më të madh individual, Topin e Artë, këtë vit.

Portieri brazilian ka qenë njëri nga më meritorët në triumfin e Liverpoolit në Ligën e Kampionëve sezonin e fundit.


Alisson gjithashtu ndihmoi Reds të luftojnë për titullin e Ligës Premier deri në xhiron e fundit, duke lënë portën e paprekur për shumë ndeshje.

Alisson Becker portieri i vitit në Ligën e Kampionëve
Lexo po ashtu Alisson Becker portieri i vitit në Ligën e Kampionëve

26-vjeçari fitoi çmimin e ‘Portieri i Vitit’ në Ligën e Kampionëve, ndërsa është përfolur edhe si fitues i mundshëm i Topit të Artë, çmimi i cili sipas tij është shumë i vështirë të fitohet nga një portier.

“Kam lexuar për të dhe kjo më mbush me krenari, por e di që nuk është e lehtë. Është edhe më e vështirë si portier”.

FIFA publikon listën e tre portierëve për çmimin 'The Best'
Lexo po ashtu FIFA publikon listën e tre portierëve për çmimin 'The Best'

“Por kam edhe ndërgjegje të qetë. Kjo do të thotë që unë jam duke bërë mirë në punën time dhe njerëzit e vlerësojnë atë”.

“Do të ishte një nder ta fitoja, natyrisht, por preferoj të mos mendoj për këtë”, ka thënë Alisson. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Kalo në kategori