LAJMI I FUNDIT:

Lamborghini shfaqi super-makinën e parë hibride

Lamborghini shfaqi super-makinën e parë hibride

Super-makina e parë hibride Lamborghini Sian, vjen në 63 njësi dhe kushton 3.2 milionë euro

Rrjedhja e një imazhi që është bërë së fundmi, nuk e ka humbur madhështinë e shfaqjes së këtij modeli, që është super-makina e parë hibride e këtij prodhuesi të fuqishëm, transmeton Telegrafi.

Kjo veturë është quajtur Sian, që në dialektin bolonez nënkupton rrufe, ndërsa është Lamborghini më i shpejtë ndonjëherë.


Motori i Aventador SVJ me 6.5 litra që prodhon 774 kuaj fuqi, ndihmohet nga një tjetër elektrik me 48V që prodhon 34 kuaj fuqi tjera, duke bërë që në përgjithësi të ketë 820 kuaj fuqi. Në këtë formë, Lamborghini mund të na tregojë të ardhmen, e veturave që do t’i sjellë.

Përpunimet që i janë bërë motorin me jone litiumi, kanë bërë që të jetë tri herë më i shpejtë, krahasuar me tjetrin që ka të njëjtin peshë. Energjia mbahet e ruajtur dhe mund të shfrytëzohen kurdo deri në 130 kilometra në orë, për tejkalim sa më të shpejtë.

Rezultat i kësaj, është ky Lamborghini më i shpejtë ndonjëherë, që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e arrin për 2.8 sekonda, derisa ka shpejtësi maksimale prej 350 kilometrave në orë. Ashtu siç edhe ishte menduar më herët, Lamborghini Sian ngjanë shumë me Terzo Milleonio, me formën dhe dukjen shumë të egër.

Derisa dihet se do të prodhohet në 63 njësi që kushtojnë nga 3.2 milionë euro, nuk bëhet e ditur kur do të lansohet kjo super-makinë që është shumë e mirë. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Një shofer i një BMW në Zvicër gjobitet me 108,500 franga – zbulohet se pse ai “duhet të gërmojë kaq thellë në portofolin e tij”

Një shofer i një BMW në Zvicër gjobitet me 108,500 franga – zbulohet se pse ai “duhet të gërmojë kaq thellë në portofolin e tij”

Auto
Hennessey Venom F5-M është vetura më e fuqishme në botë me ndërrues manual

Hennessey Venom F5-M është vetura më e fuqishme në botë me ndërrues manual

Auto
Sharp zbulon minibusin elektrik

Sharp zbulon minibusin elektrik "LDK+" - një “dhomë e ditës me rrota” e teknologjisë së lartë

Auto
Shefi ekzekutiv i Volkswagen thotë se situata është

Shefi ekzekutiv i Volkswagen thotë se situata është "alarmante" - nevojiten masa

Auto
Tesla zbulon një mënyrë më të lehtë për të karikuar automjetet e saj elektrike

Tesla zbulon një mënyrë më të lehtë për të karikuar automjetet e saj elektrike

Auto
Njihuni me shoferin pesëvjeçar që po thyen rekorde mahnitëse me vetura luksoze sportive

Njihuni me shoferin pesëvjeçar që po thyen rekorde mahnitëse me vetura luksoze sportive

Auto
Kalo në kategori