LAJMI I FUNDIT:

Top pesë transferimet në La Liga gjatë këtij afati kalimtar veror

Top pesë transferimet në La Liga gjatë këtij afati kalimtar veror

Skuadrat nga La Liga ishin mjaftë aktive në këtë verë duke i bërë disa transferime.

Atletico Madridi e mban primatin e transferimit rekord në këtë afat, pasi e transferoi Joao Felixin nga Benfica për 126 milionë euro.

Në anën tjerë, Real Madridi i prinë listës së shpenzimeve për lojtarët që i ka transferuar me plotë 305 milionë euro të harxhuara.


Pas Los Blancos, Barcelona është në vendin e dytë me shumat e shpenzuar për transferimet e lojtarëve në total prej 255 milionë euro.

Pas talentit portugez të Atleticos, Antoine Griezmman, është transferi i dytë më i shtrenjtë i këtij afati në ligën spanjolle që përfundoi dje (2 shtator).

Top treshen e mbyll Eden Hazard i Real Madridit, që e kompletoi kalimin nga Chelsea për 100 milionë euro. /Telegrafi/