LAJMI I FUNDIT:

Dybala i dërgon mesazh Juventusit, dhuron super-paraqitje dhe gol të bukur ndaj Triestinas

Dybala i dërgon mesazh Juventusit, dhuron super-paraqitje dhe gol të bukur ndaj Triestinas

Paulo Dybala nuk duhej të ishte më në Juventus, pasi ata u përpoqën ta largonin atë, duke ia ofruar Manchester Unitedit dhe Tottenham Hotspur në javën e fundit të afatit kalimtar.

Unitedi ishte afër – shumë afër – pasi Juve e donte Romelu Lukakunn në këmbim, por të drejtat e imazhit të Dybalas prishën çdo marrëveshje pasi një palë e tretë i vështirësoi gjërat.


Kështu, plani u rrënua dhe Lukaku përfundoi një transferim te rivalët e mëdhenj të Juventusit, Interi.

Paratici flet për lëvizjet e fundit të Juventusit në sulm që lidhen me Dybalan, Icardin, Mandzukicin dhe Higuainin
Lexo po ashtu Paratici flet për lëvizjet e fundit të Juventusit në sulm që lidhen me Dybalan, Icardin, Mandzukicin dhe Higuainin

Spurs ishte skuadra tjetër që tentoi transferimin e yllit argjentinas në Londër, por gjërat u ngadalësuan shpejt, pasi të drejta të imazhit përsëri prishën marrëveshjen.

Dhe kështu, me një javë para fillimit të sezonit të ri në Serie A, Juves i ka ‘ngecur’ Dybala në derë, por argjentinasi ia tregoi të kundërtën në një miqësore të shtunën në mbrëmje.

Dybala mori topin afër zonës dhe shpejt dhuroi një driblim fantastik duke krijuar hapësirën e nevojshme duke gjetur rrjetën mbi kokën e portierit me një goditje perfekte.

Dybala përdoret si nëntësh fals në miqësoren e fundit të Juventusit
Lexo po ashtu Dybala përdoret si nëntësh fals në miqësoren e fundit të Juventusit

Ky po llogaritet si një gol i veçantë që shumë pak lojtarë mund të bëjnë, qoftë në ndeshje miqësore ose jo.

Goli i yllit argjentinas erdhi në minutën e 38-të të ndeshjes dhe ia dhuroi fitoren 1-0 Juventusit dhe jo vetëm kaq pasi Dybala thuhet se me këtë gol dhe paraqitje i ka dërguar mesazh Juventusit se duhet ta mbajë në skuadër. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori