LAJMI I FUNDIT:

Prezantohet Labinot Ibrahimi: Jam shumë i lumtur, dua t’i arrijmë qëllimet me Prishtinën

Prezantohet Labinot Ibrahimi: Jam shumë i lumtur, dua t’i arrijmë qëllimet me Prishtinën
Labinot Ibrahimi (Foto: FC Prishtina/Twitter)

Prishtina ka prezantuar gjatë ditës së sotme (e premte) transferimin e fundit në afatin kalimtar të verës, Labinot Ibrahimin.

Mbrojtësi i njohur nga Kosova është zyrtarizuar të enjten te Prishtina, ndërsa gjatë ditës së sotme është prezantuar.


Fillimisht Ibrahimi u takua me kryetarin e klubit, Remzi Ejupin, trajnerin Mirel Josa dhe bashkëlojtarët e tij, ndërsa foli edhe fjalët e para pas rikthimit te Prishtina.

Zyrtare: Labinot Ibrahimi kthehet te Prishtina
Lexo po ashtu Zyrtare: Labinot Ibrahimi kthehet te Prishtina

“Pas gjashtë vitesh rikthehem aty ku e nisa. Jam shumë i lumtur dhe besoj se me kontributin tim t’ia arrijmë edhe qëllimet të cilat i ka FC Prishtina”.

“Ekipin e Prishtinës e njoh, e kam ndjekur secilën ndeshje që kam pasur mundësi, janë djem të ri, punëtor dhe së bashku besoj do t’i arrijmë objektivat”.

Labinot Ibrahimi (Foto: FC Prishtina/Twitter)

“E falënderoj edhe kryetarin Ejupi si këmbëngulës që të vija te Prishtina, po ashtu edhe profën, Mirel Josa. Inshalla vetëm me këmbë të mbarë dhe t’ia nisim kampionatit siç duhet”, ka thënë Ibrahimi për faqen zyrtare të klubit.

Me Prishtinën, deri më 2013, në katër edicione (2009-2013), Ibrahimi kishte regjistruar 108 ndeshje zyrtare dhe 5 gola duke fituar dy tituj kampioni dhe një Kupë Republike, ndërsa te Partizani ka fituar titullin e kampionit duke regjistruar 188 ndeshje në të gjitha garat duke shënuar 7 gola e asistuar në 4 sosh.  /Telegrafi/

Ibrahimi, Ejupi dhe Josa (Foto: FC Prishtina/Twitter)

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori