LAJMI I FUNDIT:

Klubet e La Ligas deri tani kanë blerë lojtarë për 1.3 miliard euro : Lojtarët më të shtrenjtë, shpenzimet e klubeve dhe përfitimet nga shitjet

Klubet e La Ligas deri tani kanë blerë lojtarë për 1.3 miliard euro : Lojtarët më të shtrenjtë, shpenzimet e klubeve dhe përfitimet nga shitjet

Afati kalimtar veror në Spanjë do të mbyllet me 2 shtator, pasi është hapur më 1 korrik, ndërsa kësaj radhe ka qenë më aktiv se kurrë. 

Kanë mbetur edhe 18 ditë deri në fund, kur pritet të këtë edhe marrëveshje të tjera, pasi klubet jaë vënë pas disa objektivave të rëndësishëm.


Klubet e La Liga deri tani kanë shpenzuar rreth 1.3 miliard euro për lojtarë këtë verë, duke e bërë atë ligën e dytë më shpenzimet më mëdha pas Ligës Premier.

Pesë nënshkrimet më të shtrenjta janë – Joao Felix, Antoine Griezmann, Eden Hazard, Frenkie de Jong dhe Luka Jovic – që u blen për 482.2 milionë euro.


Blerjet më të shtrenjta të LaLiga

Joao Felix – 127.2 milionë euro

Griezmann – 120 milionë euro

Eden Hazard 100 – milionë euro

De Jong 75 – milionë euro

Jovic 60 – milionë euro


Real Madrid është klubi që ka shpenzuar më së shumti deri më tani, duke kapur shifrën e 305.5 milionë eurove shpenzime.

Hazardit dhe Jovicit i janë bashkuar edhe Eder Militao, Ferland Mendy dhe Rodrygo.

Eden Hazard (Foto: Angel Martinez/Getty Images/Guliver)

Pas tyre janë Atletico Madrid me harxhime prej 267 milion eurove.

Në krye të blerjeve është Joao Felix , i përcjell nga Marcos Llorente, Renan Lodi, Kieran Trippier dhe Mario Hermoso , duke e mposhtur Barcelonën me 255 milionë euro që është në vendin e tretë dhe Sevilla  me 149 milionë euro që është në vendin e katërt.


Klubet që kanë shpenzuar më shumë

Real Madrid – 305.5 milionë euro

Atletico Madrid – 267.2 milionë euro

Barcelona – 255 milionë euro

Sevilla – 149 milionë euro

Real Betis – 88.8 milionë euro


Shpenzimet e Atleticos kanë qenë të përballueshme, për shkak se ka arritur të shes lojtarë me vlera të mëdha.

Goditja e madhe e Atletico Madridit

311 milionë euro të hyjë në klub përmes shitjes, me Barcelonën që vjen pas tyre me  146 milionë euro dhe Los Blancos që është e treta me 115 milionë euro.


Shuma e marrë nga shitjet e lojtarëve

Atletico Madrid – 311.1 milionë euro

Barcelona – 146.4 milionë euro

Real Madrid – 115 milionë euro

Sevilla – 101.7 milionë euro

Betis – 69.5 milionë euro


Vetëm pesë klube kanë arritur ta mbajnë një ekuilibër pozitiv midis të ardhurave dhe shpenzimeve, megjithëse sa i përket shitblerjeve Rojiblancos kryeson renditjen me 43.9 milionë euro.

Griezmann gjatë prezantimit te Barcelona

Villarreal vijnë më pas, pastaj Espanyol, Eibar dhe Valladolid.


Shpenzimet neto

Atletico Madrid – 43.9 milionë euro

Villarreal – 41.7  milionë euro

Espanyol –  40.5 milionë euro

Eibar  – 9.9 milionë euro

Valladolid  – 7 milionë euro


/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori