Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punonjësve mediatikë (SPGPM) ashpër e dënon deklaratën e kryeministrit Zoran Zaev, në lidhje me rastin “Haraçi”, ku tha se nuk do të lejojë që një gazetar i kotë ta rrëzojë qeverinë.
SPGPM konsideron se “kur deklarata të tilla të papërshtatshme të orientuara ndaj gazetarëve dhe punonjësve mediatikë, vijnë nga funksionarët më të lartë të shtetit, mund të interpretohen, perceptohen dhe të pranohen nga një pjesë e opinionit si hapje e frontit ndaj gazetarëve, rrezikim të sigurisë së tyre dhe kufizim të lirisë së shtypit dhe prandaj kërkon nga kryeministri Zaev të kërkojë falje”.
“Theksojmë se në fillim të mandatit, qeveria e Zaevit premtoi luftë kundër sulmeve ndaj gazetarëve dhe është angazhuar për liri të shprehjes, por deklarata e djeshme e kryeministrit Zaev në tërësi është në kundërshtim me ato angazhime”, thonë nga SPGPM.
Ata shtojnë se edhe pse kryeministri Zaev nuk saktësoi për cilin “gazetar kapriçoz” bëhet fjalë, opinioni kuptoi se deklarata është e orientuar ndaj redaktorit Branko Geroski, i cili edhe vetë kumtoi se pas deklaratës ishte cak i rritjes së numrit të sulmeve dhe diskreditimit të rrjeteve sociale.
“Kjo dëshmon se politikanët dhe veçanërisht ata të funksioneve më të larta duhet të jenë të kujdesshëm gjatë deklaratave të tyre sepse një deklaratë e papërshtatshme mund të shkaktojë dëme nga shkallë të paparashikueshme si ndaj individëve, ashtu edhe ndaj lirisë së shprehjes”, thonë nga SPGPM./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia
Certifikimi i snajperistëve, Gecaj: Lajm i mirë për Kosovën dhe FSK-në
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Publikohet doracaku zyrtar për dhënien e provimit të patentës së shoferit
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës
Polici goditet me veturë, e dyshuara largohet nga vendi i ngjarjes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe