LAJMI I FUNDIT:

Zyrtari amerikan pranon se momenti i arrestimit të imigrantëve ishte “i papërshtatshëm”

Zyrtari amerikan pranon se momenti i arrestimit të imigrantëve ishte “i papërshtatshëm”

Në Shtetet e Bashkuara, Sekretari në detyrë i Sigurisë Kombëtare i doli të dielën në mbrojtje bastisjeve në komplekset e përpunimit të ushqimit në Misisipi në kërkim të qindra imigrantëve pa dokumente, por pranoi se “momenti i zgjedhur ishte i papërshtatshëm”, vetëm pak ditë pasi një person i armatosur vrau 22 hispanikë në një sulm në El Paso të Teksasit.

Kevin McAleenan i tha emisionit Meet the Press të NBC-së se nga 680 imigrantët e arrestuar gjatë bastisjeve sulmeve në pesë kompani, 200 kishin të shkuar kriminale dhe do të deportohen në vendet e tyre.


Kamerat regjistruan fëmijë duke qarë kur e kuptuan se prindërit ishin ndaluar dhe nuk do t’i merrnin pas mësimit në ditën e parë të shkollës. Por McAleenan tha se bastisjet ishin “bërë me ndjeshmëri” dhe se ishte marrë në konsideratë kujdesi për fëmijët.

Ai tha se 32 nga imigrantët e arrestuar u lanë të lirë brenda një ore pasi u ndaluan dhe 270 brenda një dite, në shumicën e rasteve për shkak të shqetësimeve për kujdesin e fëmijëve.

Një politikë në agjencinë e Imigracionit dhe Doganave, parashikon që të ndiqen penalisht kompanitë që me vetëdije punësojnë imigrantë pa dokumente para se të arrestojnë punëtorët e tyre imigrantë. Por zoti McAleenan iu shmang pyetjes se u mbajtën përgjegjës punëtorët, jo kompanitë.

Ai tha se “sigurisht” kompanitë kishin kryer një krim.

“Ky rast do të ndiqet”, tha ai.

Kandidatja demokrate për presidente, Kamala Harris i tha NBC-së, “Nuk e kuptoj pse bënë atë që bënë. Punëdhënësit duhet të jenë përgjegjës.” Ajo akuzoi administratën e Presidentit Donald Trump për një “fushatë terroriste” kundër emigrantëve, “duke i bërë njerëzit të kenë frikë të shkojnë në punë, të shkojnë në shkollë”.

McAleenan tha se sulmet ishin planifikuar prej një viti. /VoA/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Greqia
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori