LAJMI I FUNDIT:

Edhe AAK i përgjigjet letrës së Thaçit – Nitaj me ironi thotë se edhe në këtë lajm ka diçka pozitive

Edhe AAK i përgjigjet letrës së Thaçit – Nitaj me ironi thotë se edhe në këtë lajm ka diçka pozitive

Pas Nismës Socialdemokrate, edhe AAK e cila është partner i koalicionit qeverisës, i është përgjigjur shkresës zyrtare të Presidentit të Kosovës, i cili i ka kërkuar koalicionit PAN që të propozojnë kandidatin e ri për ta mandatuar për formimin e Qeverisë së Kosovës.

Muharrem Nitaj nga AAK, në një deklaratë dhënë Telegrafit ka thënë se Presidenti nuk ka pasur nevojë ta bëjë një gjë të tillë pasi që sipas tij partitë janë deklaruar për zgjedhje.


“Presidenti, me gjasë edhe formalisht, po don t’i shfrytëzojë procedurat kushtetuese. Une jam i bindur që Presidenti nuk ka pasur nevojë ta bëjë një gjë të tillë, sepse gjërat janë bukur të qarta dhe shumica absolute janë deklaruar për zgjedhje”, ka theksuar ai.

Sipas tij, AAK nuk do të mbështesë asnjë qeveri të re pa zgjedhje.

“Sidoqoftë, kjo është e drejtë kushtetuese e tij, dhe, edhe në këtë lajm ka diçka pozitive, sepse prej sot fillojnë afatet kushtetuese të zgjidhjes së krizes politike, pas doreheqjes së Kryeministrit. Ajo që di unë është se Aleanca, nuk do ta mbështetë asnjë formulë të krijimit të një qeverie pa zgjedhje të reja”, ka thënë ai.

Ndërsa në shkresën zyrtare të presidentit Thaçi drejtuar Kadri Veselit thuhet se si koalicion fitues që kanë fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë, kanë të drejtën e propozimit të kandidatit të ri për të formuar Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Thaçi i kërkon koalicionit PAN propozimin për mandatarin e ri për kryeministër (Dokument)
Lexo po ashtu Thaçi i kërkon koalicionit PAN propozimin për mandatarin e ri për kryeministër (Dokument)

Proceduralisht, pas caktimit të mandatarit për formimin e qeverisë, pas propozimit të partisë politike ose të koalicionit që përbën shumicën e Kuvendit, kandidati i ri për kryeministër jo më vonë se pesëmbëdhjetë ditë pas emërimit, paraqet përbërjen e qeverisë së re para Kuvendit të Kosovës dhe kërkon miratimin nga ana e Kuvendit. /Telegrafi/