LAJMI I FUNDIT:

Goodbye Europe: Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës pa asnjë klub shqiptar që në raundin e dytë të kualifikimeve

Goodbye Europe: Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës pa asnjë klub shqiptar që në raundin e dytë të kualifikimeve

Ishin tetë, mbetën asnjë. Ky është fati i klubeve shqiptare në Ligën e Kampionëve dhe atë të Evropës, vetëm në raundin e dytë eliminator të këtyre garave.

Paraqitje të dobëta, shpesh edhe skandaloze shënuan këtë vit, që është për tu harruar sa i përket sukseseve.

Feronikeli, Shkëndija e Tetovës dhe Partizani i Tiranës, si kampion të shteteve përkatëse ishin kualifikuar për në Ligën e Kampionëve.


Prishtina, Shkupi, Teuta, Laçi dhe Kukësi luajtën në Ligën e Evropës.

Liga e Kampionëve

Feronikeli e nisi Ligën e Kampionëve nga raundi paraelimnator, duke fituar në të dyja ndeshjet që u laujtën në stadiumin e Prishtinë, ndaj Lincoln Red Imps (1-0) dhe Santa Coloma (2-1).

Pas kësaj në short doli TNS nga Uellsi, ku në dy ndeshje, pas një trileri të vërtetë klubi ullesian kaloi tutje me rezultat të përgjithshëm 3-2.

Feronikeli pas humbjes kaloi në Ligën e Evropës.

Në këtë raund i nisi garat edhe Shkëndija, një klub me buxhet të madh, më të madhin ndër klubet shqiptare.

Përball tyre ishte Kajlu nga Estonia, një rival i lehtë në letër, por që doli i vështirë dhe vrasës për tetovarët.

Dhe pas dy ndeshjeve rezultati ishte 2-2, por dy golat e pësuar në shtëpi bënë që Shkëndija të eliminohej.

Kundërshtarë më të vështirë kishin Partizani që u takuan me Qarabagun e Azerbajxhanit.

Partizanët u eliminuan me rezultat 2-0, duke kaluar në Ligën e Evropës, njëjtë sikurse Shkëndija dhe Feronikeli.

Debakël në Ligën e Evropës

E nisi Prishtina në paraelimnatore, me klubin modest nga Gjibraltari, St Joseph’s. U prit fitore e lehtë e Prishtinës, por që kryeqytetasit dështuan keq, duke barazuar në shtëpi dhe duke humbur si mysafirë me rezultat 2-0.

Në raundin e parë luajtën Laçi me Hapoel Beer Shevan, ku me rezultat të përgjithshëm 2-1, u eliminuan.

Kukësi kishte punë me Debrecenin, ku me rezultat të përgjithshëm 4-1 u eliminuan nga kjo garë.

Shkupi luajti me Pyunik Yerevan nga Armenia, duke u dorëzuar me rezultat të përgjithshëm 5-4.

Edhe Teuta u përballe me Venpilis nga Letonia, ku pësuan humbje me rezultat të përgjithshëm 3-1.

Feronikeli, Partizani dhe Shkëndija në Ligën e Evropës, u futën në garë nga raundi i dytë, aty ku edhe e mbyllën.

Nikli pësoi nga Slovan Bratislava me rezultat 2-1 dhe 0-2, duke u eliminuar nga Evropa me rezultat të përgjithshëm 4-1.

Shkëndija ishte ajo që zhgënjye më së shumti. Kuqezinjtë pësuan nga klubi i Luksemburgut, Dudelange, me rezultat të përgjithshëm 3-2.

Partizani u dorëzua përballë Sheriff Tiraspolit me rezultat të përgjithshëm 2-1.

Kjo ishte Evropa e klubeve shqiptare, duke u eliminuar shpesh edhe nga autsajder si puna e klubeve nga Gjibraltari, Armenia, Letonia e Luksemburgu. /Telegrafi/   

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen mundësitë e Kosovës dhe kombëtareve tjera për të kaluar në Ligën B

Zbulohen mundësitë e Kosovës dhe kombëtareve tjera për të kaluar në Ligën B

Përfaqësuesja e Kosovës
Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve

Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandën në Ligën e Kombeve

Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandën në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor

"Kosova kundërshtar i vështirë, por duam të qëndrojmë në Ligën B" - përzgjedhësi i Islandës flet pas shortit

Përfaqësueset
Zbulohen kundërshtarët e çerekfinaleve të Ligës së Kombeve

Zbulohen kundërshtarët e çerekfinaleve të Ligës së Kombeve

Përfaqësueset
Kalo në kategori