LAJMI I FUNDIT:

Haziri: Njerëzit që nuk fituan asnjë garë me kundërshtarët e LDK-së, s’kanë çka i japin partisë

Haziri: Njerëzit që nuk fituan asnjë garë me kundërshtarët e LDK-së, s’kanë çka i japin partisë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se zgjedhjet e brendshme nuk bën që të jenë shkak për të larguar njerëzit e suksesshëm nga partia.

Haziri, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se gara zgjedhore në LDK nuk duhet të jetë shkas për largimin e njerëzve të suksesshëm nga partia.


Ai ka thënë se askush nuk duhet të ketë frikë se pas zgjedhjeve në LDK do të bëhen seleksionime për shkak të ndonjë mënyre të votimit në Kuvendin e LDK-së.

“Zgjedhjet prodhojnë emra të rinj dhe emra që largohen. Çdo palë zgjedhje këso rezultatesh nxjerrin. As LDK nuk mund të jetë imune në këtë drejtim, por nuk guxojnë të largohen njerëzit që kanë sjellë sukses për LDK-në”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Haziri ka thënë se gjithmonë në inatet politike e pësojnë të suksesshmit. Ai ka thënë se servilat gjithmonë kanë depërtuar më mirë se njerëzit e suksesshëm.

“Njerëzit që nuk kanë rezultate, që nuk kanë fituar në listat për deputetë, në listat për këshilltarë komunalë, në garat për kryetarë të komunave, njerëzit që s’kanë fituar asnjë garë… e vazhdojnë të thonë se unë jam militant i LDK-së dhe e ruaj partinë. Me çfarë e zhvillon ky partinë e me çka e ruan?! Me fjalë? Askush nuk i duron fjalët”.

I pyetur nga panelistët nëse ky parim vlen edhe për Isa Mustafën, Haziri ka bërë disa vlerësime për figurën e Mustafës.

Haziri tregon kushtin për tërheqjen e tij nga gara për kryetar të LDK-së
Lexo po ashtu Haziri tregon kushtin për tërheqjen e tij nga gara për kryetar të LDK-së

“Mustafa e ka marrë LDK-në në kohën më të keqe të saj. Është ndalur trendi i rënies dh është bërë rikthimi i madh… Ka sjellë LDK-në në një pozitë ku perceptimi publikë për të është pozitiv”, tha Haziri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori