LAJMI I FUNDIT:

Avdijaj dhe Rrahmani takohen në miqësore, luajnë nga 74 minuta

Avdijaj dhe Rrahmani takohen në miqësore, luajnë nga 74 minuta

Dy futbollistët e Përfaqësues së Kosovës, Amir Rrahmani dhe Donis Avdijaj janë ballafaquar me njëri tjetrin në një ndeshje miqësore.

Ndeshja mes Hellas Veronës dhe Trabzonsporit, u mbyll pa fitues 1-1.

Të dy futbollistët kosovarë u zëvendësuan në të njëjtin minutë, 74.


Avdijaj duket se ende nuk është në formën më të mirë fizike pasi që kishte pauzuar disa muaj pa luajtur futboll, por qëndrimi gjatë në lojë, tregon se ka gjetur besimin e duhur tek klubi i ri.

Në anën tjetër Rrahmani po shihet si lojtar i rëndësishëm te Verona, që sapo është ngjitur në Serie A.

Për Veronën realizoi Migel Veloso ndërsa për Trabzonsporin, Baykus. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=OYa9OhrpVmY